“LIRE AVEC LE NUMÉRIQUE”-TRAJNIM I ZHVILLUAR NË UNIKO ME PEDAGOGË E MËSUES TË GJUHËS FRËNGE

Në datën 8 nëntor 2019, UNIKO në bashkëpunim me Agjencinë Universitare të Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore organizuan trajnimin “Lire avec le numérique” me pedagogë e mësues të gjuhës frënge, në kuadër të projektit “Përforcimi i kompetencave të mësuesve të frëngjishtes në qytetin e Korçës”. Ky projekt synon të rritë më tej bashkëpunimin midis departamenteve të gjuhës frënge të Universitetit “Fan S. Noli” në Shqipëri , Universitetit “Hasan Prishtina” në Kosovë dhe Universitetit “Saints Cyrille et Méthodes” në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Trajnuesja, prof. as. dr. Valbona Gashi-Berisha, përgjegjëse e departamentit të gjuhës dhe letërsisë franceze në Universitetin “Hasan Prishtina”, Kosovë,  solli shembuj konkretë të punës me nxënësit dhe studentët  në mësimin  e kësaj gjuhe.
Pjesëmarrësit në trajnim i përshëndeti dhe zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën në UNIKO, dr. Erinda Papa.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com