“LIDHJA MIDIS TEORISË DHE PRAKTIKËS”- SEMINAR ME PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE DHE BIZNESEVE NË RAJONIN E KORÇËS
Në datën 25 qershor 2019, Departamenti i Marketing-Turizmit në Fakultetin Ekonomik organizoi seminarin me temë: “Lidhja midis teorisë dhe praktikës”, ku ishin të ftuar pedagogë të këtij departamenti, përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve të rajonit të Korçës. Ky seminar u zhvillua me qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe ideve midis pjesëmarrësve rreth mundësive që ofrojnë institucionet dhe bizneset për zhillimin e praktikave mësimore të studentëve, për t`i bërë ato sa më të dobishme. Gjatë takimit, përgjegjësja e departamentit, prof. as. dr. Ledina Alolli, u shpreh se krijimi i urave të bashkëpunimit midis UNIKO dhe institucioneve do t`i pajisë studentët me aftësi praktike të punës dhe të njohjes së problemeve në zbatimin e standardeve gjatë veprimtarisë së institucioneve përkatëse. Në fund, u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit midis departamentit dhe institucioneve për zhvillimin e praktikave të studentëve.