“EDUKIMI PËR FOSHNJËRINË DHE FËMIJËRINË E HERSHME”-UNIKO LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME BASHKINË E KORÇËS

Në datën 20 shtator 2019, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari dhe kryetari i bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve me qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme, duke bashkërenduar ekspertizën akademike dhe shkencore që ka Universiteti “Fan S. Noli” me politikat sociale të bashkisë së Korçës. Gjatë takimit, të zhvilluar në mjediset e Rektoratit, ishin të pranishëm dhe pedagogë të Universitetit "Giovanni Maria Bertin", të Bolonjës, Itali, profesorët Federica Zanetti dhe Roberto Dainese, si dhe përfaqësuesi i “Save the Children”, z. Cristiano Agostini. Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, theksoi se ideja për hapjen e këtij programi është dhënë rreth 5 vite më parë nga pedagogët e Universitetit të Bolonjës, e cila gjeti mbështetjen e  departamentit të edukimit të UNIKO duke bërë të mundur hapjen e programit 2-vjeçar të studimit “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme”. Studentët e diplomuar në këtë program do të punojnë në çerdhen e ngritur në kuadër të këtij bashkëpunimi me mbështetjen e “Save the Children”, si dhe në institucione të tjera që ofrojnë shërbime për fëmijët e moshës nga 0-3 vjeç. Kryetari i bashkisë së Korçës, z. Sotiraq Filo siguroi se, në çerdhet publike të saj, do të  zbatohet kurrikula dhe standardet e shërbimeve edukative për fëmijët e moshës 0-3 vjeç, të cilat do të hartohen dhe ofrohen nga UNIKO.

Pedagogët italianë folën për rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, si dhe falënderuan Rektorin dhe departamentin e edukimit për mbështetjen. Ata e vlerësuan këtë bashkëpunim si një model që mund të gjejë zbatim edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.  

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com