Bursat e studimit per vitin akademik 2018-2019

Mbështetur në VKM Nr. 903, datë 21.12.2016 "Për Përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, VKM Nr.697, datë 21.11.2018 “Për një shtesë në Vendimin Nr.903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, "Për Përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” të ndryshuar dhe VKM Nr.784, datë 26.12.2013 “Për disa ndryshime në vendimin Nr.903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për Përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar:

Përfitojnë bursa studentët në të gjitha programet e studimit bachelor me kohë të plotë, sipas kritereve të mëposhtme:

A – STUDENTËT NË NEVOJË

1 – Sipas kriterit ekonomik:

2 – Jashtë kriterit ekonomik:

  • Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit.
  • Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë.
  • Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror.
  • Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të  Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës

3 – Studentët nuk përfitojnë bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:

  • Janë ndarë nga trungu familjar
  • Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private
  • Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi.
  • Shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.
  • Nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

B – STUDENTËT QË STUDIOJNË NË PROGRAME STUDIMI NË FUSHAT PRIORITARE

  • Bursat e studimit për studentët, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, të shpallura të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, u shpërndahen studentëve që studiojnë në këto programe dhe institucione, sipas masës së përcaktuar në aneksin 1, bashkëlidhur VKM Nr.903, datë 21.12.2016. Studentët që frekuentojnë këto programe studimi e përfitojnë bursën vetëm për periudhën që ndjekin studimet në fushat prioritare dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.

Përjashtimisht për vitin akademik 2018-2019, përfitojnë bursa financiare sipas aneksit1, të VKM Nr.903 date 21.12.2016, studentët e regjistruar në vitin e parë dhe në vitet pas të parit, në ciklin e parë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në programet e studimit në fushën e mësuesisë, të përcaktuara në shtojcën 1, të vendimit nr. 216, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e  kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose  transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019”. Studentët e regjistruar në vitin e parë, sipas përcaktimeve të kësaj pike, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, sipas përcaktimeve të kësaj pike, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha detyrimeve të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe të shlyera për vitet pararendëse. Studentët, sipas përcaktimeve të kësaj pike, përfitojnë bursën vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.

C – STUDENTËT SIPAS KRITERIT TË MESATARES:

Përfitojnë bursë, në masën e përcaktuar në aneksin 1, studentët e pranuar në vitin e parë akademik, për çdo program studimi në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, me notë mesatare vjetore mbi 9 (nëntë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, të përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Gjithashtu, përfitojnë bursë në masën e përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, studentët e regjistruar në çdo program studimi, në vitet pas të parit, me kriterin e notës mesatare mbi 9 (nëntë), të përllogaritur nga Institucionet e Arsimit të Lartë, vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit.
 

ANEKSI 1

 

MASA E BURSËS PËR STUDENTËT NË IAL-TË PUBLIKE

Nr.

Kategoritë e bursave

Totali mujor i bursës (në lekë)

1.

Universitetet dhe shkollat e tjera të larta

 

a)

Bursa për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fusha prioritare dhe studentë në nevojë, që ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë

10.000

b)

Gjysmëbursa akordohen për raste të veçanta për kategorinë e studentëve në nevojë, që ndjekin studimet në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë

5.000

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com