THIRRJE PUBLIKE PËR TË GJITHË TË INTERESUARIT QË DUAN TË KONKURROJNË PËR PEDAGOGË ME KOHË TË PJESSHME (TË JASHTËM) PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020 NË TË GJITHA PROGRAMET E STUDIMIT TË FAKULTETEVE TË UNIVERSITETIT TONË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 57, pika 2, universiteti i Korçës shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për pedagogë me kohë të pjesshme (të jashtëm) për vitin akademik 2019-2020 në të gjitha programet e studimit të fakulteteve të Universitetit tonë.

Kriteret kryesore janë si më poshtë:

  1. Të ketë kryer studimet universitare në specialitetin përkatës me mesatare të përgjithshme të notave mbi 8.
  2. Të ketë kryer studimet ‘Master Shkencor” në specialitetitn përkatës me notë mesatare mbi 8 ose të vazhdojë studimet e doktoraturës.
  3. Të ketë përvojë pune në mësimdhënie dhe/ose në specialitet mbi 5 vjet.
  4. Parapëlqehen kandidatët me tituj dhe grada shkencore.

Dokumentet do të dorëzohen në Zyrën e Burimeve Njerëzore pranë Rektoratit brenda 7 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com