NJOFTIM PËR PRANIMET NË CIKLIN E STUDIMEVE “MASTER PROFESIONAL” DHE "MASTER I SHKENCAVE"
- Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike deri në datën 12 Tetor 2018 dhe në IALT-të jopublike deri në datën 19 Tetor 2018.
- Brenda datës 22 Tetor 2018, IAL-të publike dhe brenda datës 29 Tetor 2018 IAL-të jopublike të shpallin dhe të afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet web të IAL-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.
- Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në IAL, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. IAL-të detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.
- Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues të zhvillohet pranë sekretarive mësimore përkatëse të IAL-së publike deri në datën 30 Tetor 2018, dhe deri në datën 06.11.2018, pranë sekretarive mësimore përkatëse të IAL-së jopublike.
- IAL-ja shpall në vende të dukshme dhe publikon në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 1 Nentor 2018 për IAL-të publike dhe 08 Nëntor 2018 për IAL-të jopublike.
PROGRAMET E STUDIMIT QË OFRON UNIVERSITETI "FAN S. NOLI", KORÇË |
- "Master i Shkencave" në "Filozofi Sociale"
|
- "Master" në "Mësues në Shkenca Sociale"
|
- "Master Profesional" në “Administrim Publik”
|
- "Master Profesional" në "Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit"
|
- "Master" "Mësues në Matematikë dhe Informatikë-Fizikë"
|
- "Master Profesional" në "Infermieristikë"
|
- "Master" "Mësues në Biologji dhe Kimi"
|
- "Master profesional" në "Bankë dhe Sigurime"
|
- "Master profesional" në "Guidë Turistike"
|
- "Master profesional" në "Administrim Biznesi"
|
- "Master profesional" në "Financë - Kontabilitet"
|
- "Master profesional" në "Marketing"
|
- "Master profesional" në "Turizëm"
|
- "Master i Shkencave" në "Financë"
|
- "Master Profesional" në "Mesues për Arsimin Fillor"
|
- "Master" "Mësues në Histori dhe Gjeografi"
|
- "Master" në "Mësues i Gjuhës Angleze"
|
- "Master" "Mësues për arsimin e mesëm profesional"
|
- "Master" në "Mësues i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë"
|
- "Master i Shkencave" në "Kulturë, Media dhe Editim"
|
- Master i Shkencave në "Mjekësi e Bimëve"
|
- Master Profesional në "Inxhinieri Agrare, Profili Hortikulturë"
|
- Master Profesional në "Cilësia dhe Siguria Ushqimore"
|
- Master Profesional në "Zhvillim i Integruar Rural"
|