NJOFTIM PËR MUNDËSI KUALIFIKIMI DHE PUNËSIMI

Njoftohen studentët e interesuar UNIKO (alumni UNIKO) se Kompania Atlantis Business Partner (ABP), e cila ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të IT me qendër në Tiranë dhe zyra përfaqësie në Canada dhe USA, ofron mundësi kualifikimi dhe punësimi në disa nga këto shërbime, si: Web design, Web developer, Cyber Security, Database Management, Digital Marketing, ERP systems, Mobile app Development, Data Mining, Back Office & Customer Support etj.

Kandidatët e interesuar për të qenë pjesë e ABP janë të mirëpritur të dërgojnë CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën elektronike info@atlantisbp.com.

Për të interesuarit kriteret janë:

1. Të jenë duke mbaruar ose të kenë mbaruar shkollën e lartë në çdo lloj fushe.

2. Të zotërojnë gjuhën angleze me mundësi kualifikimi për të arritur nivelin e kërkuar. Çdo gjuhë tjetër përbën avantazh.

Kandidatët do të mirëpriten për një intervistë, ditën e premte, datë 6 mars 2020, ora 11:00-15:00, tek Qendra Rinore (ish-shtëpia e oficerëve)

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com