NJOFTIM PËR MATURANTËT PËR RAUNDIN E DYTË TË APLIKIMEVE

Ju njoftojmë se në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë të regjistrimeve në Universitetin "Fan S. Noli". Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1 / A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:

  1. nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë;
  2. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;
  3. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; 
  4. janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

Për t’u njohur me programet e studimit në Universitetin “Fan S. Noli” klikoni: https://www.unkorce.edu.al/sq/programet-e-studimit

Suksese!

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com