KAMPIONATI KOMBËTAR I SPORTIT UNIVERSITAR

Në muajin maj 2018 do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Sportit Universitar: minifutboll për meshkuj dhe volejboll për femra.

Në kuadër të zhvillimit të këtij kampionati do të zhvillohen ndeshjet midis universiteteve.

Në datën 4 Maj ora 10:00 do të zhvillohet ndeshja e minifutbollit midis ekipit të Universitetit ''Fan S. Noli'' dhe ekipit të futbollit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Po në këtë ditë në orën 12: 00, në pallatin e sportit "Tamara Nikolla" të Korçës, do të zhvillohet ndeshja e volejbollit për femra midis këtyre dy universiteteve. Kampionati do të pasohet nga ndeshje të tjera që do të zhvillohen në datat 11 - 18 - 25 maj në orën 10:00,  ku Universiteti "Fan S. Noli" do të ndeshet me Universitetin "Eqrem Çabej" (Gjirokastër), me Universitetin "Ismail Qemali" (Vlorë) dhe "Aleksandër Xhuvani" (Elbasan).

Ftojmë të gjithë studentët dhe pedagogët e Universitetit të mbështesin me pjesëmarrjen e tyre zhvillimin e këtij kampionati.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com