Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

SHOQATA SPORTIVE STUDENTORE E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN SHQIPTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR ORGANIZOI ME STUDENTËT ECJE NË NATYRË (HIKING) NË KUADËR TË PROJEKTIT “RINIA E SË ARDHMES, MES JETËS UNIVERSITARE, SPORTIT DHE VULLNETARIZMIT”

Në datën 26 mars 2022, Federata Shqiptare e Sportit Universitar në bashkëpunim me Shoqatën Sportive Studentore të Universitetit “Fan S. Noli” organizuan ecje në natyrë (hiking) në kuadër të projektit: “Rinia e së ardhmes, mes jetës Universitare, Sportit dhe Vullnetarizmit”, mundësuar nga Agjensia Kombëtare e Rinisë (AKR).

Itinerari i lëvizjes për këtë rradhë ishte kalimi Prespë e Vogël – Prespë e Madhe, (Rakickë – Zaroshkë).

Studentët ishin nën drejtimin e pedagogut, dr. Eriseld Kalemaj, i cili tha se ecja ishte një ndërthurrje midis natyrës dhe kulturës që shfaqte shtegu. Gjithashtu, mes studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe studentëve të Tiranës, natyra u pa si mundësi shoqërizimi, aventure dhe sfide njëkohësisht. Veprimtaria u mbyll me një mbrëmje festive.

Leave a Reply

sqAlbanian