Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE AUTORITETE TË TJERA DREJTUESE TË INSTITUCIONIT ZHVILLUAN NJË VIZITË PUNE NË UNIVERSITETIN E JANINËS, GREQI

Në datën 26 nëntor 2021, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe autoritete të tjera drejtuese të Universitetit zhvilluan një vizitë pune në Universitetin e Janinës, Greqi. Qëllimi i takimit ishte konkretizimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis dy universiteteve.

Pas fjalës së mirëseardhjes nga rektori i Universitetit të Janinës, prof. dr. Triantafyllos Almpanis, rektori Universitetit “Fan S. Noli”, ndër të tjera, vuri theksin në krijimin e hapësirave dhe gjetjen e mundësive për ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të institucionit që përfaqëson, si dhe për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve me universitetet e vendeve të Bashkimit Evropian, ku bën pjesë edhe Greqia.

Gjatë takimit zëvendësrektori për projektet dhe shkencën në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Benita Stavre dhe rektori i Universitetit të Janinës, prof. dr. Triantafyllos Almpanis bënë një prezantim të veprimtarisë që zhvillon secili universitet. Më pas, biseda u fokusua në detajimin e bashkëpunimit në kuadër të veprimtarive kërkimore, shkëmbimin e stafit dhe studentëve, zhvillimin e programeve të doktoraturave pranë Universitetit të Janinës, si dhe krijimi i aksesit të stafit akademik në bibliotekën digjitale të këtij universiteti. Gjatë kësaj vizite u zhvilluan edhe takime në grupe me bazë fakulteti.

Në fund, delegacioni i Universitetit “Fan S. Noli” vizitoi edhe mjediset e bibliotekës së Universitetit të Janinës, ku u njoh me fondin e pasur të saj, si: libra, artikuj shkencorë dhe dorëshkrime, si dhe me mënyrën e funksionimit të kësaj biblioteke.

Leave a Reply

sqAlbanian