PYETJE & PËRGJIGJE

 

PYETJE - PËRGJIGJE TË KARAKTERIT TË PËRGJITHSHËM

 

  • Ç’farë nënkuptojmë me termin “Exchange student” dhe “Degree student”

- Student “exchange” quhet student që është zyrtarisht i regjstruar në një universitet ose institucion tjetër të arsimit të lartë dhe përkohësisht jeton dhe ndjek studimet e tij te larta  në vend.Periudha e studentit “exchange” mund të zgjatë 6 deri në 10 muaj maksimalisht. Ky student nuk mund të marrë diplomë nga Universiteti pritës. Sidoqoftë, të gjitha rezultatet e fituara do tu dërgohen universitetit dërgues. Ndërsa, shpenzimet e mësimdhënies do t’i paguhen universitetit pritës.

- Një student , “Degree student” regjistrohet në universitetit pritës, pra jashtë shtetit, dhe nuk është më student i universitetit dërgues. Ai do të fitojë një diplomë nga Universiteti pritës. Studentët që aplikojnë për studime në një universitet të huaj duhet që të plotësojnë kërkesat  e pranimit të atij Universiteti (pra të universitetit pritës). Projekti  Basileus paguan për shpenzimet e mësimdhënies  për këta studentë një kuotë maksimale deri në 3000 €. 

 

  • Cilat janë lëndët që studentët mund të zhvillojnë  në një universitet Evropian.

Komisioni Evropian ka përcaktuar disa fusha prioritare, të cilat janë të tilla si: Shkencat e Agronomisë, Studime Binesi dhe ato të Manaxhimit të Teknologjisë Shkencore, Shkencat e Gjuhësisë dhe të Filologjisë, Matematikë dhe Informatikë, Shkencat Mjekësore, Shkencat e Natyrës dhe Shkencat Sociale. Sidoqoftë edhe fusha të tjera janë të mundshme ne qoftë se universitetet bien dakort në mënyrë reciproke.

 

  • A ka ndonjë titull që ofrohet në fund të periudhës së studimit?

Studentët “exchange” shkojnë jashtë për një periudhë kohore që mbulojnë vetëm një pjesë të kurrikulës së kërkuar për të marrë një diplomë. Prandaj ata nuk mund të marrin një diplomë ose titull por vetëm nje evidencë të rezultateve duke vënë në dukje dhe vlerësimet për secilën lëndë dhe një çertificatë ose vërtetim për pjësëmarrje në mësimet nga Universiteti pritës. Ky vërtetim duhet të përdoret nga Universiteti dërgues si dokument për njohjen e periudhës së studimit jashtë dhe si pjesë e kurrikulës së përgjithshme për të marrë Diplomën në universitetin dërgues.Në vazhdim, një Suplement Diplome duhet të lëshohet në fund të studimeve duke treguar lëndët dhe notat (vlerësimet) e marra gjatë periudhës së studimit jashtë shtetit. Kurse “Degree students” mund të marrin Diplomë pasi të kenë plotësuar në mënyrë të suksesshme të gjithë programin e studimit jashtë.

 

  • Si mund ta marr bursën time?

Biletat e udhëtimit do të blihen nga Universiteti dërgues (Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë). Siguracioni do të paguhet nga Sekretariati i Projektit Basileus.Pagesa juaj ne lidhje me ushqimin do t’ju paguhet juve nga Universiteti pritës, ose me para në dorë ose nëpërmjet llogarisë tuaj bankare. Ju do të njoftoheni për këtë nga Universiteti pritës.Ndërsa pagesa për  mësimdhënie do t’i paguhet direkt universitetit pritës.  

 

  • Në ç’periudhë mund të shkoj jashtë?

Studentët që shkojnë jashtë për një periudhë 10 mujore ose edhe më gjatë duhet që të fillojnë në shtator-tetor.Studentët që shkojnë jashtë për 6 muaj  mund ta fillojnë në shtator-tetor ose janar-shkurt.

 

  • Ç’farë lehtësirash më krijohen mua gjatë kohës kur unë jam me studime jashtë?

Universiteti pritës ka një Zyrë të Marrëdhënieve me Jashtë, që ju ofron ju ndihmesë në lidhje me gjetjen e strehimit, të lëvizjes me urban, mbështetjes për të mësuar gjuhën, procedurave sociale dhe administrative si dhe shërbimeve që ofrohen aty.

 

 

 

 

 

 

Universiteti "Fan S. Noli" Korçë