Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROF. DR. BARDHYL MUSAI PROMOVOI NË UNIKO LIBRIN E TIJ “ARSIMI SHQIPTAR NË DEMOKRACINË E BRISHTË”

Në datën 23 tetor 2020, në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, u zhvillua veprimtaria për diskutimin e librit të prof. dr. Bardhyl Musait “Arsimi në demokracinë e brishtë”. Në hapje të kësaj veprimtarie u lexua mesazhi që prof. dr. Ali Jashari kishte dërguar  për përurimin e këtij libri, i cili, siç tha ai është një pjesë e jetës së profesor Bardhyl Musait si veprimtar i shquar në arsimin shqiptar i shtrirë në dy shekuj: “Libri i prof. Bardhit “Arsimi Shqiptar në demokracinë e brishtë” është i një natyre të veçantë, që s`mund ta futësh në kallëpet e klasifikimeve të zakonshme të praktikës së bibliotekave, sepse ai është edhe shkencor, edhe dokumentar, edhe historik edhe politik (por jo i politizuar), edhe argumentues, edhe publicistik. Është një libër për arsimin shqiptar në vitet që quhen shpesh “të tranzicionit”, por që mbeten aktualë dhe në në rend të ditës edhe sot”. Ky libër sipas profesor Ali Jasharit përmbush disa qëllime, por më kryesoret mbeten ato për të cilat punonjësit e sektorit të arsimit e kanë të domosdoshme: të nxjerrin në pah arritjet dhe përvojat pozitive, të mësojnë nga gabimet që janë bërë në sistem, por edhe t’i shërbejë kujtesës insitucionale, pasi në traditën tonë qeverisëse, për fat të keq, çdo gjë fillon nga e para, sapo kryhet rotacioni i pushtetit. Më pas, përgjegjësja e departamentit të edukimit, dr. Albina Pajo bëri një jetëshkrim të prof. Bardhyl Musait, ndërsa pedagogia Judmilla Lalaj vlerësoi pasionin dhe punën e tij të vazhdueshme me misionin për një arsim cilësor.

Prof. dr. Bardhyl Musai në fjalën e tij foli për temat që trajton në këtë libër me karakter tematik–kronologjik, duke nënvizuar se libri është i një rëndësie të veçantë për arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë sepse nuk ka një autonomi të dytë. Dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho mbylli veprimtarinë duke i uruar suksese autorit.

Leave a Reply

sqAlbanian