Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PREZANTIMI I PLATFORMAVE DHE SHËRBIMEVE QË EBSCO OFRON PËR UNIVERSITETET NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT TË KËRKIMIT SHKENCOR PËR PEDAGOGËT DHE STUDENTËT ISHTE QËLLIMI I TAKIMIT TË ORGANIZUAR NGA EBSCO NË BASHKËPUNIM ME RRJETIN AKADEMIK SHQIPTAR (RASH) DHE MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT NË KUADËR TË EBSCO DAY 2022

Në datën 11 tetor 2022, Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në takimin e organizuar nga EBSCO në bashkëpunim me Rrjetin Akademik Shqiptar (RASH) dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në kuadër të EBSCO DAY 2022.  Takimi u drejtua nga dr. Arjan Xhelaj, drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit Drejtues në RASH-Rrjeti Akademik i Shqipërisë, me folës z. Doğan Küsmüş, menaxher Rajonal për Shërbimet e Informacionit EBSCO në Turqi dhe Shqipëri dhe z. Uğurcan Özkan, menaxher trajnimesh për Shërbimet e Informacionit EBSCO, Turqi dhe Shqipëri. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i platformave dhe shërbimeve që EBSCO ofron për universitetet në funksion të zhvillimit të kërkimit shkencor për pedagogët dhe studentët. Një prej pikave kryesore ku u ndal takimi ishte zhvillimi i bibliotekës digjitale U-Library, për t`u ardhur në ndihmë pedagogëve dhe studentëve me literaturë ndihmëse gjë e cila do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të mësimdhënies dhe të nxënit, si dhe për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e tyre për literaturë. Platforma U-Library i shërben nevojave të studiuesve për të aksesuar arkiva digjitale të botuesve të ndryshëm dhe përmban mbi 193,900 eBooks, rret 48,800 revista akademike, mbi 43,500 disertacione/teza, mbi 9,2 milion raporte gazetash etj. Një temë e rëndësishme që u trajtua në këtë takim ishte dhe përfshirja e universiteteve në projektet e së ardhmes të organizuara nga EBSCO, si: botimi digjital i artikujve në revistat dhe gazetat ndërkombëtare pjesë e EBSCO-s, si dhe i librave të botuara nga universiteti, duke kaluar në filtrat e ekspertëve të fushave përkatëse; trajnime për të aftësuar më tej pjesëmarrësit rreth teknikave të kërkimit shkencor; bashkëpunimi mes universiteteve; inovacioni dhe përmirësimi i teknologjive për bibliotekat, duke ofruar mjete dhe burime që u nevojiten për të plotësuar nevojat e  përdoruesve të tyre.

Leave a Reply

sqAlbanian