Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE PERROTIS COLLEGE, GREQI ZHVILLUAN NJË TAKIM PARAPRAK NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT MIDIS DY INSTITUCIONEVE NË FUSHËN E BUJQËSISË

Në datën 22 qershor 2021, përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të Perrotis College, degë e “American Farm School” në Selanik të Greqisë, zhvilluan një takim paraprak në kuadër të bashkëpunimit midis dy universiteteve në fushën e bujqësisë. Në takim, ndër të tjera u vu theksi në bashkëpunimin midis dy institucioneve me profile shumë të përafërta dhe kryesisht me Fakultetin e Bujqësisë si në drejtimet e bujqësisë së qëndrueshme, zhvillimit rural, ndërmarrja e fermave bujqësore, agrobiznesi etj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit do të vijohet me hartimin e një programi të përbashkët veprimtarish midis dy institucioneve.    

Leave a Reply

sqAlbanian