Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NXËNËSET FITUESE TË OLIMPIADËS SË EKONOMISË “STIV JOBS” E ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I EKONOMISË, MORËN PJESË ONLINE NË OLIMPIADËN NDËRKOMBËTARE TË EKONOMISË NGA VIRTUS EXCELLENCE TRAINING CENTRE

Në datën 25 prill 2023, nxënëset fituese të Olimpiadës së ekonomisë “Stiv Jobs”, e cila u organizua para disa javësh në Fakultetin e Ekonomisë, u bënë pjesë e Olimpiadës Ndërkombëtare të Ekonomisë nga Virtus Excellence Training Centre.

Sipas zëvendësdekanit, dr. Emil Frashëri,  maturantet e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, Artila Dulo, Odeta Rezhda, Fiona Tanasica dhe Erisa Nurce ndodhen në mjediset e këtij Fakulteti, në konkurim online me të rinj nga vende të ndryshme të botës. Kjo është faza e parë e kësaj olimpiade në fushën e ekonomisë dhe përgjigjet do të kontrollohen nga një komision ndërkombëtar i ngritur për këtë qëllim.

Mbështetja e Universitetit “Fan S. Noli” do të jetë e pakursyer për të gjithë ata të rinj që dëshirojnë të arsimohen dhe të kenë një karrierë të shkëlqyer akademike në Universitetin tonë.

Leave a Reply