slideshow 1 slideshow 2 slideshow 3

You are here

HISTORIKU I UNIVERSITETIT

Universiteti i Korçës u krijua në dt. 7 janar 1992, mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor të Korçës (1971-1992), me tre fakultete: i Bujqësisë, i Mësuesisë dhe i Ekonomikut. Në vitin 1994 iu dha emri “Fan S. Noli” dhe po këtë vit pranë tij u çel edhe Shkolla e Lartë e Infermierisë. Në vitin akademik 2009 - 2010 u hap në qytetin e Pogradecit Filiali i Universitetit të Korçës në programin e studimit Turizëm. Ne vitin akademik 2011-2012 Fakulteti i Mesuesise u nda ne dy fakultete:

  • Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane
  • Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise

Në Universitetin "Fan S. Noli" të Korçës studiojnë afërsisht 7200 studentë. Në të japin mësim 130 pedagogë efektivë (mbi 70 për qind e të cilëve janë me tituj dhe grada shkencore), si dhe 115 pedagogë të jashtëm.

 Studimet në këtë universitet organizohen me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në tre cikle: cikli i parë "Bachelor" cikli i dytë:"Master Shkencor" dhe "Master Profesional", dhe cikli i trete: "Doktorature" mbështetur në Deklaratën e Bolonjës

 Në vitin akademik 2012–2013 Universiteti i Korçës përgatit specialistë në keto programe studimi :

 I - Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane jep diploma " Bachelor " për programet e studimit :

  • Filozofi-Sociologji.
  • Matematikë - Fizikë.
  • Matematike - Informatike
  • Biologji-Kimi,
  • Teknologji Informacioni.
  • Infermier të përgjithshëm.
  • Infermier - mami

II - Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise jep diploma " Bachelor " për programet e studimit :

  • Gjuhë-Letërsi
  • Gjuhë Angleze
  • Gjuhë-Letërsi Shqipe & Frënge
  • Histori-Gjeografi
  • Cikël i Ulët
  • Cikël Parashkollor
  • Cikël i ulët dhe Anglisht në ciklin fillor ne filialin e qytetit te Pogradecit .

 III - Fakulteti i Ekonomisë jep diploma " Bachelor " për programet e studimit :

  • Financë
  • Menaxhim
  • Marketing
  • Turizëm

IV - Fakulteti i Bujqësisë jep diploma " Bachelor " për programet e studimit :

  • Agroushqim
  • Agrobiznes
  • Hortikulturë
  • Teknologji e prodhimit bimor

1. Në vitin akademik 2012-2013 në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë vazhdojne programet e studimit për “Master Profesional ” në Mësuesi pas mbarimit të të cilit do të jepen diplomat:

“Master Profesional në Mësuesi” për Ciklin e Lartë të Arsimit bazë (CLAB) në lëndët:

  • Gjuhë-Letërsi
  • Gjuhë Angleze
  • Cikel i Ulet

si dhe

“Master Profesional në Mësuesi” për Arsimin e Mesëm në lëndët:

  • Gjuhë-Letërsi 

Për vitin akademik 2011-2012 në Universitetin "Fan S. Noli" u cel dhe programi i studimit me kohe te pjesshme "Master Profesional në Mesimdhenie".

U çel këtë vit Akademik dhe Programi i Studimit : " Master Shkencor në Arsimin fillor  (Klasa 1-6) "

2. Në vitin akademik 2012-2013 në Fakultetin Shkencave Natyrore dhe Humane vazhdojne programet e studimit për “Master Profesional ” në Mësuesi pas mbarimit të të cilit do të jepen diplomat:

“Master Profesional në Mësuesi” për Ciklin e Lartë të Arsimit bazë (CLAB) në lëndët:

  • Matematikë-Fizikë (CLAB)

si dhe

“Master Profesional në Mësuesi” për Arsimin e Mesëm në lëndët:

  • Shkencat sociale (AM)

 Vazhdon për vitin akademik 2012-2013 programi i studimit i Nivelit të Dytë (Master Shkencor) në Filozofi Sociale.

 3. Në Fakultetin e Bujqësisë vazhdon programi: “Master Profesional" në Zhvillimin e Integruar Rural.

Per  vitin akademik 2012-2013 ne Fakultetin e Bujqesise vazhdon programi i ciklit te trete : Doktoraturë në “ Hortikulturë të qëndrueshme ”.

 4. Për vitin akademik 2012-2013 në Fakultetin Ekonomik jane hapur programet e studimit Master :

  • Master Profesional në Administrim Biznesi
  • Master Profesional në Financë-Kontabilitet
  • Master Profesional në Marketing
  • Master Profesional në Turizëm si dhe
  • Master i Shkencave në "Administrim Biznesi në Turizëm dhe Mikpritje "

Universiteti “Fan S. Noli” bashkëpunon me shumë institucione mësimore e shkencore brenda e jashtë vendit. Qysh nga viti 1996 ai nxjerr organin periodik “Buletinin Shkencor”, ku botohen punime studimore të pedagogëve dhe bashkëpunëtorëve të universitetit, si dhe pasqyrohet jeta shkencore e pedagogjike e tij.

Në Universitetin “Fan S. Noli” funksionon biblioteka qëndrore që ka rreth 30 mijë tituj të ndryshëm librash në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, si dhe bibliotekat e fakulteteve.

Undefined

FAKULTETI I BUJQËSISË

STUDIME BACHELOR

Agroushqim

Agrobiznes

Hortikulturë

Teknologji e prodhimit bimor

MASTER PROFESIONAL

Zhvillim i Integruar Rural

FAKULTETI I EDUKIMIT & FILOLOGJISË

STUDIME BACHELOR

Gjuhë-Letërsi

Gjuhë Angleze

Gjuhë-Letërsi Shqipe & Frënge

Histori-Gjeografi

Cikël i Ulët

Cikël Parashkollor

Cikël i ulët dhe Anglisht - Filiali Pogradec

MASTER PROFESIONAL

  • Gjuhë-Letërsi  (CLAB)
  • Gjuhë Angleze (CLAB)
  • Gjuhë-Letërsi  (AM)
  • Cikel i Ulet
  • Master ne Mesimdhenie

MASTER I SHKENCAVE

  • Master i Shkencave ne Arsimin fillor (Klasa I-VI)

 

 

 

Copyright 2012 - 2013 "Fan S. Noli" University. www.unkorce.edu.al