|

|
.
 |
NJOFTIME |
 |
- “Modernizimi i infrastrukturës Universitare nëpërmjet krijimit të rrjetit telematik të Universitetit Fan S. Noli Korçë”
Korce me 13.04.2011
Ftesa per oferte
1. Appendix 14 - SPN - NCB....kliko
2. Dokumentat e tenderit Shqip....kliko
3. Appendix 14 - SPN - NCB1- English....kliko
4. Dokumentat e tenderit - English....kliko
- 09.11.2010....Me daten 15.11.2010 fillojne aplikimet per programet e studimit me kohe te pjesshme...kliko
- V E N D I M PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, NË “BIOLOGJI-KIMI”, “HISTORI-GJEOGRAFI” DHE “CIKËL I ULËT DHE ANGLISHT NË CIKLIN FILLOR”, NË UNIVERSITETIN “FAN. S. NOLI”, KORÇË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave vendosi :
1. Hapjen, në universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, të programeve të studimit të ciklit të parë “Biologji - kimi” dhe “Histori - gjeografi”.
2.Hapjen, në filialin e qytetit të Pogradecit, të universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, të programit të studimit të ciklit të parë “Cikël i ulët dhe anglisht në ciklin fillor”.
3. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet, përkatësisht, “Diplomë e Nivelit të Parë, DNP, në biologji-kimi”, “Diplomë e Nivelit të Parë, DNP, në histori-gjeografi” dhe “Diplomë e Nivelit të Parë, DNP, në cikël të ulët dhe anglisht në ciklin fillor”.
4. Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike.
5. Programet e studimit “Biologji-kimi”, “Histori-gjeografi” dhe “Cikël i ulët dhe anglisht në ciklin fillor” të fillojnë veprimtarinë në vitin akademik 2010 – 2011.
6.. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, pa efekte buxhetore shtesë.
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe universiteti “Fan. S. Noli”, Korçë, për zbatimin e këtij vendimi.
-
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE, NË “FILOZOFI SOCIALE”, NË FAKULTETIN E MËSUESISË, TË UNIVERSITETIT “FAN. S. NOLI ”, KORÇË, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË KËTË PROGRAM STUDIMESH
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave vendosi :
1. Hapjen, në Fakultetin e Mësuesisë, të universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, të programit të studimeve të ciklit të dytë, në “Filozofi sociale”.
2. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet “Diplomë e Nivelit të Dytë, DND, në filozofi sociale”.
3. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010 – 2011.
4. Programi i studimeve të ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është dy (dy) vite akademike.
5. Kuota e pranimit në këtë program studimesh, për vitin akademik 2010-2011, është 20.
6. Nga kuota e përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi, për këtë program studimi, caktohet 10% për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.
7. Universiteti “Fan. S. Noli”, Korçë, duhet të përcaktojë kriteret e pranimit të kandidatëve dhe t’i bëjë ato publike paraprakisht.
8. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
9. Tarifa e shkollimit për këtë program studimesh të ciklit të dytë, për vitin akademik 2010-2011, është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë dhe studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
10. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit “Fan. S. Noli”, Korçë, pa efekte buxhetore shtesë.
.
|