Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË ZHVILLOI PUNIMET SEMINARI HIBRID DYDITOR PËR TRAJNIMIN E ARSIMTARËVE TË SHKOLLAVE SHQIPTARO-GREKE OMIROS, KORÇË DHE OMIROS, HIMARË ME TEME: “PËRQASJA DIDAKTIKE, SOCIALE DHE BIHEVIORISTE NË SHKOLLËN MODERNE”

Në datat 3-4 shkurt 2022 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një seminar hibrid për trajnimin e arsimtarëve të shkollave shqiptaro-greke “Omiros” në Himarë dhe në Korçë me temë “Përqasje didaktike, sociale dhe bihevioriste në shkollën modern”. Pjesëmarrësit janë përshëndetur nga rektori i Universiteit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili theksoi se përvoja e një viti më parë tregoi se koordinimi i njohurive mes IAL-ve shqiptare dhe të huaja, si dhe mes shkollave të arsimit parauniversitar është primare. “UNIKO tashmë e ka vendosur veten në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri përsa i përket kualifikimeve që ofron në në fushën e edukimit, gjuhëve, shkencave natyrore dhe shkencave sociale, ekonomisë e bujqësisë. Por, në respekt edhe të kësaj veprimtarie do të thoja që, fokus i veçantë u është kushtuar sidomos programeve të mësuesis”. Duke u ndalur në programet e mësuesisë Rektori theksoi se ato kanë në përbërjen e tyre një raport të drejtë teorik-praktik dhe qëllimi është që të pajisen mësuesit e ardhshëm me njohuri konkrete mbi metodologjinë e mësimdhënies, të të nxënit, etikën profesionale, vlerësimin dhe përditësimin e vazhdueshëm të njohurive në fushat përkatëse. Duke folur edhe për trajnimet që ofron Qendra e Formimit të Vazhduar në UNIKO për mësuesit në detyrë, rektori i vlerësoi këto si mundësi shumë të mira bashkëpunimi me mësuesit e interesuar dhe për studentët e diplomuar.

Punimet e këtij seminari i kanë përshëndetur edhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Sofia Filippidou, rektori i Universitetit të Janinës, prof. Triandafyllos Albanis, Konsullja e Përgjithshme e Greqisë në Korçë, znj. Magdalini Nikolau, si dhe koordinatorja e arsimit pranë Konsullatës të Greqisë në Korçë, znj. Lefkothea Katsenou, të cilët përgëzuan organizatorët e këtij seminari, duke vlerësuar rëndësinë që ai ka për procesin e të nxënit dhe mësimdhënies në vijimësi.

Gjatë dy ditëve të këtij seminari u trajtuan tema të tilla, si: “Mësimdhënia e diferencuar si një perspektivë dhe mundësi didaktike”, nga dr. Ioanis Fykaris; “Roli I bashkëpunimit nxënës, mësues prindër në procesin e të nxënit” nga dr. Evionda Pylli; “Laborator i edukimit social dhe emocional në mjedisin e shkollës” nga pedagogu Vasileios Koutras; “Aplikimi I skenarit edukues në mësimdhënien e gjuhës në një mjedisi ndërkulturor” nga znj. Lefkothea Katsenou.

Në fund të seminarit pjesëmarrësirt dolën edhe në disa përfundime konkrete në lidhje me përqasjen didaktike, sociale e bihevioriste në shkollën moderne. 

Leave a Reply

sqAlbanian