Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË DITËVE ERASMUS+ U ZHVILLUA NJË TAKIM ME STAFIN DHE STUDENTË TË DEPARTAMENTIT MARKETING-TURIZËM, KU U PREZANTUA PROJEKTI VALEU-X I ERASMUS+

Në datën 13 tetor 2022 në kuadër të ditëve Erasmus+ në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua  një takim me staf dhe studentë të departamentit Marketing-Turizëm, ku u prezantua projekti VALEU-X i Erasmus+, në të cilin Universiteti merr pjesë prej 3 vitesh.

Zëvendësrektorja për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre tha se ky takim zhvillohet me qëllim promovimin e çdo forme bashkëpunimi që universiteti ka në kuadër të këtij programi, ku veçoi edhe projektin VALEU-X. Një projekt inovativ në krijimin e strukturave të mësimdhënies online, duke kualifikuar në këtë drejtim staf akademik, staf administrativ dhe studentë. Zëvendësrektorja bëri të ditura disa nga arritjet e këtij projekti, duke u ndalur në kualifikimin e studentëve; krijimin e qendrës së mësimdhënies virtuale, e cila mund të përdoret nga cilido fakultet i Universitetit; krijimin e dy kurseve pilot në nivel lokal dhe ndërkombëtar etj. Më pas pedagogia, dr. Dorela Kaçauni prezantoi mënyrën se si u angazhuan studentët në këtë projekt, ndërsa dy prej studenteve pjesëmarrëse në idenë fituese për start-up “Green-up Albania” sollën përvojën e tyre në këtë projekt.

Leave a Reply

sqAlbanian