Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“NDIKIMI I RRJETEVE DHE MEDIAVE SOCIALE NË DREJTPËRDORIMIN E GJUHËS STANDARDE” SIMPOZIUM ME ORGANIZATORË DHE PJESËMARRËS STUDENTË TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, NË KUADËR TË JAVË SË DREJTSHKRIMIT

Në datën 2 nëntor 2022 në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua simpoziumi shkencor me temë:  “Ndikimi i rrjeteve dhe mediave sociale në drejtpërdorimin e gjuhës standarde” me organizatorë dhe pjesëmarrës studentë të programeve të studimit që mbulon Departamenti i gjuhës dhe i letërsisë, por jo vetëm. Ky simpozium vjen në kuadër të veprimtarive me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, në ditën e dytë të tyre. Studentët pjesëmarrës sollën me shembuj konkretë raste të komunikimit të tyre të përditshëm në mediat e ndryshme apo edhe në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah problemet në mënyrën e të shkruarit me fjalë të shkurtuara, të huaja dhe me shumë gabime, të cilat shpesh janë edhe të pakuptueshme për të tjerët.

Në mbyllje të takimit, pjesëmarrësit vlerësuan se përdorimi i drejtë i gjuhës shqipe, është detyrim ligjor dhe moral, në të mirë të një komunikimi të shëndetshëm dhe dinjitoz në gjuhën e nënës.

Leave a Reply

sqAlbanian