KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

     

    27-28 Maj 2011....Universiteti "Fan S. Noli" organizon KONFERENCËN E I-rë NDËRKOMBËTARE TË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MJEDISIT

     

     

    Qëllimi kryesor i Konferencës ishte të mbledhë së bashku kërkues dhe shkencëtarët e interesuar për të bërë prezent dhe diskutuar rezultatet e punës së tyre kërkimore dhe profesionale dhe në këtë mënyrë të mundësojnë një transferim më të mirë të arritjeve profesionale dhe shkencore në fushat e bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit. Ne gjithashtu dëshirojmë të vendosim një bashkëpunim më të mirë midis kërkuesve të universiteteve, institucioneve kërkimore dhe specialistëve të këtyre fushave, nga Shqipëria, Ballkani dhe vende të tjera.

KONFERENCË SHKENCORE
KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

.

  • Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S.Noli” dhe BMC (Klinika Mjekësore Ballkanike), ditën e shtunë në orën 12 00, pranë amfiteatrit të Universitetit “Fan S.Noli” u zhvillua një konferencë kushtuar kujdesit për shëndetin publik. 

Në këtë konferencë morën pjesë mjekë dhe specialistë të fushës nga mbarë hapësira ballkanike si: Kosturi, Selaniku, Shkupi, Ohri dhe Tirana në një bashkëpunim ndërballkanik në të mirë të kujdesit shëndetësor.
Nismëtarët e këtij takimi ishin: Universiteti “Fan S.Noli” me lajmotivin “Ne përgatitim të ardhmen” dhe Klinka Mjekësore Ballkanike me lajmotivin “Së bashku, për më të mirën e shëndetit”.               

Rektori i universitetit “Fan S. Noli”, Prof. as. dr. Gjergji Mero, në fjalën e tij përshëndetëse mbështeti këtë nismë dhe shprehu përkrahjen e tij për vazhdimësinë e konferencave të tilla në të ardhmen. Konferencën e përshëndetën mjekë të qytetit të Korçës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe specialistë në fusha të ndryshme mjekësore. Kumtuesit e huaj dhe vendas referuan mbi përvojat e tyre dhe shprehën gatishmërinë e tyre për kujdes të mëtejshëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

.

.

.

KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE.

.

Në ambientet e Universitetit u organizua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë

“South Eastern part of Albania  for the Possibilities & Challenges  of  Albanian and Western Balkan  Countries towards the Integration processes”........Materiali i Konferencës

.

.

TRYEZË E RRUMBULLAKËT

11.06.2010...U zhvillua në sallën e konferencave të Universitetit " Fan S. Noli " Tryeza e Rumbullakët me temë:RISTRUKTURIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMIT

“MASTER NË MËSUESI

.

.

KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE.

U zhvillua në ambientet e Universitetit "Fan S. Noli" Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë : " Akademiku JANI THOMAI në 75 - vjetorin e lindjes"

.

.

SIMPOZIUM SHKENCOR

"KHAJAMI MIDIS FAN S. NOLIT DHE HAFIZ ALI KORÇËS "

.

U zhvillua në 18 maj 2010 ora 11në Amfiteatrin e Universitetit "Fan Noli" : Simpozium shkencor në Vitin Ndërkombëtar të Afrimit të Kulturave shpallur nga Unesco: " Khajami midis F. S. Nolit dhe Hafiz Ali Korçës "

Organizatorë: Fondacioni Kulturor "Saadi Shirazi ,Universiteti "Fan Noli" Korçë,Bashkia e Oytetit Korçë

.

    .

    Programi

    Jorgo Bulo: Fjala e hapjes

    Përshëndetje e Ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit z. Ali Amui

    Përshëndetje e Rektorit të Universitetit Fan Noli Prof. dr. Gjergj Mero

    Përshëndetje e Kryetarit të Bashkisë Korçë z. Niko Peleshi

    Përshëndetje e Mitropolitit të Korçës

    Përshëndetje e Myftiut të Korçës

    Përshëndetje e Baba Mondit (Bektashi)

    Përshëndetje e drejtorit të Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" z. Shahrouz Falahatpisheh


      Kumtesat :

    Shaban Sinani:          Koncepti i hafizit për Rubaitë apokrife të Khajamit

    Elidon Gjika:              Rubaia në Letërsinë Shqipe

    Rahim Ombashi        Khajami në një përkthim dhe një shqipërim: Nga Hafizi tek Noli

    Anton Papleka:           Shkrirja e elementit estetik dhe atij filozofik në poezinë e Khajamit.

    Gjergj Pendavinji:      Filozofia e Khajamit në Rubai

    Besa Vila:                  "Çështja Khajami" në vështrimin e Haflz Ali Korçës.

    Ali Jashari:                 Një krahasim midis dy përkthimeve në pikëpamje të leksikut.

    Dion Tushi                 Një krahasim filologjik midis dy përkthimeve të Khajamit

    Ibrahim Gashi:          Omar Khajami shkencëtar.

    Sh. Falahatpisheh:  Omar Khajami dijetar....

.

U zhvillua konferenca shkencore me teme:

"SISTEMI KUSHTETUES DHE SFIDAT E TIJ ".

.

Ne kete konference mori pjese ish - Presidenti i Republikes z. Rexhep Mejdani.

.

Pamje nga konferenca

Pamje nga konferenca

.

FAKULTETI I MËSUESISË I UNIVERSITETIT TË KORÇËS DHE FAKULTETI I EDUKIMIT I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS ORGANIZUAN NË DATËN 4 DHJETOR 2009

  • KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
    “PROFESOR SELMAN RIZA DHE ALBANOLOGJIA” (me rastin e 100-vjetorit të lindjes)

Pamje nga zhvillimi i konferences

.

.

.

  • KONFERENCA SHKENCORE

" KORÇA NE STUDIMET HISTORIKE DHE ETNOKULTURORE "

 

Ne datën 20 nëntor 2009 Universiteti “Fan S. Noli , Korçë dhe Qendra e Studimeve Albanologjike , Tirane Instituti i Arkeologjisë , Tirane , organizuan Konferencën Shkencore me teme :

“Korça ne Studimet Historike dhe Etnokulturore”.

 

Konferenca zhvilloi punimet ne dy seksione:

 

  • Seksioni i Historisë
  • Seksioni i Etnokulturës

Ne seksionin e Historisë u lexuan gjashtë kumtesa në të cilat trajtoheshin kryesisht probleme të historisë se lashte dhe asaj mesjetare të hershme të trevës së Korçës, në dritën e gjurmimeve dhe studimeve më të reja arkeologjike.
Hulumtuan në këtë konference krahas studiuesve vendas edhe studiues të huaj nga Franca e Greqia.

 

  • Seksioni i Etnokulturës

1. Prof. Dr. Gjergji Pendavinji , Arben Gjata
   “Rreth disa proceseve etno- kulturore te shek. XIX për kultivimin e frymës se shqiptarizmit dhe të civilizimit në rajonin e Korçës”  

2. Prof. as.Dr. Rahim Ombashi
    “Mjedis i begatë monumentesh letrare”

3. Dr. Kristofor Naslazi
    ” Motive popullore në veprat e artit mesjetar”

4. Msc. Jonela Spaho
    “ Prurje dhe risi dramaturgjike ne teatrin korçar ne vitet 1912 – 1939.

5. Msc. Magdalina Vampa
    “ Aspekte te traditës arsimore ne vitet 1912 – 1924 ne trevën e Korçës”

6.  Kristaq Balli
    “ Fotografia korçare si vlere artistike dhe historike”

7. Dr. Dion Tushi
    “ Biblioteka e Voskopojës” (shek 17-18 )

8. Msc. Ardian Matka
    “ Toleranca dhe mirëkuptimi ndërfetar - vlere me rëndësi qytetare”

 

  • Seksioni i Historisë 
  1. Prof.Dr. Petrika Lera

     “Aspekte nga procesi i neolitizimit te pellgut te Korçës “

  1. Prof.Dr. Gilles Touchais

      “Mbi vlerat e kronologjisë absolute te kulturave prehistorike te pellgut te Korçës”

  1. Dr. Cecile Oberweiler

“ Dinamika e popullimit të pellgut të Korçës nga prehistoria ne Mesjete”

  1. Prof.Dr. Shpresa Gjongecaj

“ Thesaret nomizmatike te Klocës dhe të Hollmit ”

  1. Dr. Stavros Ekonomidhi; Prof.Dr. Petrika Lera ; Dr. Akis Tsonos; Msc.Aris Papajani.

“ Maligradi në vrojtimet tona arkeologjike”

  1. Prof.Dr. Luan Bërzhita

“ Vendbanimet mesjetare te hershme ne bregliqenin e Maliqit ne dritën e zbulimeve arkeologjike”

 

 

ZHVILLOI PUNIMET  NË DAVRAZ TË TURQISË KONGRESI NDËRKOMBËTAR ME TEMË

“NEW GLOBAL DIALOGUE”

 

Nga data 24 deri më 27 shtator 2009 në Davraz të Turqisë zhvilloi punimet Kongresi Ndërkombëtar me temë: “NEW GLOBAL DIALOGUE”, organizuar nga Universiteti “Sulejman Demirel” i Ispartës. Në këtë Kongres, me ftesë rektorit  të Universitetit “Epoka”, prof. dr. Hasan Kaplan, mori pjesë dhe një delegacion nga universitetet shqiptare,  i përbërë nga: prof. as. dr. Gjergji Mero dhe prof. dr. Ali Jashari nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, prof. dr. Bizena Bijo dhe dr. Jolanda Xhemali nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, prof. dr. Bardhyl Çeku nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit.

 

Tryezë e rrumbullakët me profesorë dhe drejtues të universiteteve të huaja që morën pjesë në Kongres

Një kujtim me Rektorin e Universitetit “Sulejman Demirel” dhe Rektorin e Universitetit “Epoka”(në qendër), në selinë e rektoratit.
Gjatë takimit me Rektorin e Universitetit “Sulejman Demirel”, prof. dr. Metin Lytfi Bajdar.

 

Në mesditën e datës 24 shtator, delegacioni i universiteteve shqiptare u prit në selinë e rektoratit nga rektori i Universitetit “Sulejman Demirel”, prof. dr. Metin Lytfi Bajdar. Në këtë takim të ngrohtë dhe interesant , prof. dr. Metin Lytfi Bajdar dhe prof. as. dr. Gjergji Mero shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të përvojave midis dy universiteteve dhe më gjerë.
Në ditën e dytë të Kongresit prof. as. dr. Gjergji Mero dhe prof. dr. Bardhyl Çeku drejtuan përkatësisht nga një seancë të panelit A, ku kumtuan profesorë nga universitete të ndryshme të Turqisë dhe të vendeve të tjera.
Në ditën e tretë të qëndrimit në Turqi, delegacioni shqiptar vizitoi qendrën antike dhe turistike të Pamukalesë dhe më pas u prit në një takim nga rektori i Universitetit të Pamukalesë, prof. dr. Fazil Necdet Ardiç dhe zëvdësrektori prof. dr. Halil Kusmar. Delegacioni shqiptar, i shoqëruar nga drejtuesit e këtij universiteti, vizitoi qendrëm sportive dhe mjedise të tjera të Universitetit të Pamukalesë.

 

 

 

 

Universiteti "Fan S. Noli" Korçë