Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ISH-STUDENTJA E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, SOT SPECIALISTE E ZYRËS DOGANORE KORÇË, EDISNAJDA SHAHOLLI MBAJTI ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË: “SITUATA DHE ÇËSHTJE PRAKTIKE TË SISTEMIT DOGANOR”

Në datën 17 maj 2023, në Fakultetin e Ekonomisë, pedagogia dr. Jorida Koçibelli në bashkëpunim me specialisten e Zyrës Doganore Korçë, msc. Edisnajda Shaholli, ish-studente e këtij fakulteti zhvilluan leksionin e hapur me teme: “Situata dhe çështje praktike të Sistemit Doganor”.

Sipas pedagoges Koçibelli, qëllimi i këtij leksioni ishte njohja e studenteve me çështje praktike të sistemit doganor në përgjithësi dhe disa praktika pune që zyra doganore e Korçës realizon në veçanti, kjo edhe në kuadër të lëndës “Sistemi Doganor”, të cilën ajo e zhvillon me studentët e programit të studimit “Financë Kontailitete”.

Studentët u njohën me disa forma të dokumentacioneve, duke realizuar vetë plotësimin e deklaratave doganore si: Import 4 dhe Eksport 1.

Në përfundim u ngritën pyetje dhe u dhanë mendime në lidhje me mënyrën e përftimit të aftësive praktike të studentëve.

Leave a Reply