Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

GJETJET E STUDIMIT KOMBËTAR “DHUNA DHE NGACMIMI NË BOTËN E PUNËS NË SHQIPËRI: NJË QASJE KRAHASIMORE E GJASHTË SEKTORËVE STRATEGJIKË TË EKONOMISË” JANË BËRË TË NJOHURA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NGA QENDRA PËR TË DREJTAT NË PUNË

Në datën 29 prill 2022, Qendra për të Drejtat në Punë zhvilloi në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” një takim ndërgjegjësues, ku u bënë të njohura gjetjet e studimit “Dhuna dhe ngacmimi në botën e punës në Shqipëri: Një qasje krahasimore e gjashtë sektorëve strategjikë të ekonomisë”.  Të pranishmit në takim studentë, përfaqësues të shoqërisë civile e aktorë të tjerë lokalë institucionalë, i përshëndetën fillimisht drejtori ekzekutiv i CLR, Albania, z. Edision Hoxha dhe përfaqësuesja e QDP, znj. Gertjana Hasalla. Ata vlerësuan rëndësinë praktike dhe teorike të këtij studimi, i cili gjatë gjithë shtrirjes së tij përqëndrohet në mbledhjen e të dhënave, analizën e tyre dhe dhënien e rekomandimeve për shumicën e aktorëve të përfshirë në problemet e dhunës dhe ngacmimit në botën e punës, duke filluar nga qeverisja qendrore dhe lokale dhe institucionet shtetërore, duke vazhduar me punëdhënësit e punëmarrësit si aktorë kryesorë etj. që kanë dhe duhet të kenë një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Takimi vijoi me pyetje e diskutime nga të pranishmit.  

Leave a Reply

sqAlbanian