Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FSHNH ORGANIZOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT: “PËRGATITJA DHE EDUKIMI I TË RINJVE QË TË PËRBALLEN ME FENOMENET E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM”

Në datën 22 tetor në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë “Përgatitja dhe edukimi i të rinjve që të përballen me fenomenet e ekstremizmit të dhunshëm” organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli”, Universiteti i Tiranës, shoqata “Miq të Korçës” dhe organizata të shoqërisë civile të rajonit tonë. Në këtë takim morën pjesë pedagogë e studentë, përfaqësues të Prokurorisë Korçë, Drejtorisë së IEPV Drenovë, DAR Korçë, mësues të shkollave të mesme, përfaqësues të komuniteteve fetare, koordinatori i Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë, për qarku Korçë,  përfaqësues të shoqërisë civile etj.  

Përgjegjësja e departamentit të shkencave sociale dr. Magdalini Vampa bëri një prezantim të iniciativës,  ndërsa pedagogia e departamentit të sociologjisë në Universitetin e Tiranës, dr. Blerina Hamzallari referoi mbi komponentët që lidhen me perceptimet e të rinjve për fenomenet e ekstremizmit të dhunshëm. Pjesëmarrësit në takim treguan interes dhe u përfshinë në diskutim edhe gjatë prezantimeve të tjera të bëra nga përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të rajonit të Korçës. Kjo veprimtari u mbështet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, e Ambasadës së SHBA, Tiranë.

Leave a Reply

sqAlbanian