RRETH FONDACIONIT

 

Misioni I Fondacionit të Mbretit Baudouin është i qartë dhe në të njëjtën kohë shumë i gjere i cili ka për qëllim të ndihmojë përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatën. Në momentin e Konstituimit të vet në vitin 1976, ky Fondacion përshkruhet si “një strukturë e pavarur që inkurajon ide origjinale dhe merr përsipër projekte të reja”.
Fondacioni Mbreti Baudouin mbështet projekte dhe qytetarë të cilët janë të angazhuar për të krijuar një shoqëri më të mirë. Në këtë mënyrë ne mund të japim një kontribut të konsiderueshëm për më tepër drejtësi, demokraci,dhe respekt për shumëllojshmëri (diversitet).
Fondacioni punon e vepron mbi një bazë të pavarur dhe pluraliste. Kjo gjë gjithashtu garantohet nga sfondi i shumëllojshëm i Bordit të Guvernatorëve dhe të stafit prej 60 vetave te cilet respektojne diversitetin dhe luftojnë për një punë cilësore, me transparencë dhe integritet.
Fondacioni fokusohet në tema të vecanta dhe ndodhet në Bruksel, por në të njëjtën kohë mbështet projekte përtej kufijve të Belgjikës dhe Evropës. Duke punuar së bashku me një numër organizatash të ndryshme, fondacioni ka për qëllim që të harmonizojë misionin e tij në mënyrë sa më efektive.

 

Pak Histori rreth fondacionit

 

Fondacioni i Mbretit Baudouin u themelua ne vitin 1976, kur Baudouin (1930-1993) festoi pervjetorin e tij te 25-te si Mbret I Belgjikes.

Mbreti  nuk  deshironte te merte asnje dhurate personale ne kete jubilee. Keshtu, ishte pikerisht  idea e lindjes se nje “mbreti te pavdekshem”.  Mbreti Baudouin ishte i ndikuar( i prekur) nga ceshtje sociale, kishte nje ndjenje shume te fuqishme te se drejtes dhe qe shume i interesuar qe shoqeria njerezore te kishte harmoni. Per kete arsye nje Fondacion u ngrit per te shenuar pervjetorin e tij qe do te perpiqej te siguroje kushte me te mira jetese per popullsine.
Fondacioni i mbretit Baudouin , keshtu,  nje fondacion i pavarur publik lindi me 31 Mars 1976.

Fondacioni eshte veprues ne nivel rajonal, federal dhe nderkombetar. Ai ve ne jete misionet e kerkeses se trupit  qeveritar dhe institucioneve dhe formulon rekomandimet e tij.

Fondacioni i Mbretit Baudouin, natyrisht dretohet dhe qeveriset ne nje menyre shume transparente.Kjo hapesire e gjere garanton qe edhe burimet tona te perdoren ne menyre te pavarur dhe ashtu sic duhet.

Fondacioni operon ne vitin 2009 me nje buxhet prej 35 million Euro.. Nga kjo shume shpenzohet 92 % per projekte dhe 8% per menaxhim te perditshem te qindra projekteve dhe buxheteve te akorduara.

Komiteti mbeshtetes perbehet nga nje grup te perbere nga njerez  te rajonit perkates.Objektivi i ketij grupi eshte te ndergjegjesoje piksynimet dhe aktivitetet e Fondacionit te Mbretit Baudouin brenda provinces. Ky grup mbeshtet dhe inkurajon filantropine locale me qellim qe te siguroje mbeshtetje te metejshme  per projektet ne vazhdim.Për më shumë rreth fondacionit mund të vizitoni faqen e internetit : www.kbs-frb.be

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Universiteti "Fan S. Noli" Korçë