Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FAKULTETI I EKONOMISË ZHVILLOI NJË TRYEZË TË ZGJERUAR DISKUTIMI ME TEMË: “VENDIMMARRJA MBI BAZËN E TË DHËNAVE, MENAXHIMI I PRURJEVE CILËSORE NË FAKULTETIN E EKONOMISË, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Në datën 14 maj 2021, në mjediset e UNIKO u zhvillua një tryezë e zgjeruar diskutimi me temë: “Vendimmarrja mbi bazën e të dhënave, menaxhimi i prurjeve cilësore në Fakultetin e Ekonomisë”. Në këtë tryezë, në qendër të së cilës ishte studimi i realizuar nga zëvendësdekani i FE, dr. Emil Frashëri, ishin të pranishëm drejtues të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të Fakulteteve të UNIKO,  pedagogë, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale, Korçë, si dhe të shkollave të mesme ku u shtri ky studim. Në fjalën e hapjes dekania e FE, prof. as. dr. Ledina Alolli, falënderoi edhe njëherë zëvendësdekanin për studimin e kryer, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë panel diskutimi. Ajo falënderoi DRAP për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke nënvizuar  se rezultatet e studimit janë analizuar dhe diskutuar tashmë në nivel fakulteti por, duke u nisur nga fakti se fakulteti e konsideron jetike ndarjen e informacionit me aktorët e tjerë të interesit dhe, duke patur bindjen se problematikat e krijuara në sistemin arsimor dhe sfidat e së ardhmes mund të përballohen vetëm me pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin e këtyre të fundit, u gjykua që gjetjet e studimit të diskutoheshin edhe në një takim në kuadër më të gjerë. Sipas saj, nisma e ndërmarrë synon krijimin e një baze të dhënash të qëndrueshme në dispozicion të zhvillimit strategjik institucional, pjesë integrale e të cilit është edhe menaxhimi efektiv i prurjeve të ardhme të fakultetit, bazuar tek rezultatet e analizës së të dhënave të grumbulluara.

Zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet dr. Benita Stavre, e vlerësoi edhe njëherë këtë studim dhe i shprehu mirënjohjen dekanes për iniciativën dhe zëvendësdekanit për profesionalizmin me të cilin e ideoi, zbatoi dhe e analizoi atë. Duke iu referuar studimit zëvendësrektorja theksoi se kur vjen fjala për prurjet e reja fjala kyç duhet të jetë “gjimnazisti” dhe jo vetëm “maturanti”. Në këtë kuadër ajo u ndal në disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë drejtim si: strategjia e promovimit të Universitetit, potenciali i studentëve aktualë dhe Alumni, teknologjia e informacionit etj. Më pas e mori fjalën edhe përfaqësuesi i DRAP, z. Kostika Kapedani, i cili e vlerësoi nismën e FE dhe siguroi mbështetjen e institucionit që përfaqëson edhe në bashkëpunime të tjera. Pas prezantimit të studimit nga dr. Emil Frashëri kanë diskutuar më radhë edhe dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, zëvendësdekani i FSHNH, Phd. Jordan Jorgji, pedagogë e mësues të ftuar nga shkollat pjesëmarrëse në studim. Të gjitha mendimet dhe idetë e dhëna do të reflektohen në strategjinë e zhvillimit të Universitetit. 

Leave a Reply

sqAlbanian