Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FAKULTETI I BUJQËSISË I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, NË KUADËR TË PROJEKTIT TTO4FOOD ZHVILLOI DISA VEPRIMTARI, KU TË FTUAR ISHIN EDHE PËRFAQËSUES NGA INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË DHE BIZNESEVE TË RAJONIT TË PUGLIAS

Në datat 21 – 23 nëntor në mjediset e Universiteti “Fan S. Noli” u zhvilluan disa takime mbi idetë, iniciativën dhe zhvillimin e ardhshëm të Zyrës së Transferimit të Teknologjisë në Universitetin tonë, me pjesëmarrjen e veçantë të disa pedagogëve nga Universiteti “Aldo MORO”, Bari; përfaqësues të CIHEAM (Bari), SINAGRI (Bari), si dhe të stafit akademik të Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli”, si pjesë e partneritetit në zbatimin e projektit TTO4FOOD.

Gjatë takimeve koordinatorja e projektit, dr. Aldona Minga prezantoi mundësitë që kanë studentët dhe stafi akademik për të nxitur ide në lidhje me sipërmarrjet. Në takimin e parë studentët e Fakultetit të Bujqësisë prezantuan idetë e tyre në lidhje me “Business Innovation”. Një takim tjetër në këtë kuadër u zhvillua edhe me studentë të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, ku u bë e njohur thirrja për aplikime në “Digital innovation”, “Blue Economi” dhe “Green Economi”.

Në takimin e fundit u krijua mundësia që të ishin prezent dhe nje grup i biznesve të cilët operojnë në fushën e teknologjisë në rajonin e Puglias dhe jo vetem, si: Presidenti i distriktit të IT-së në këtë rajon, z. Salvatore Latronico, përfaqësues të firmave: PIRELLI, OPENWORK, EULOGIC, EXPRIVA dhe PARSEC. Të panishmit sollën në këtë takim strategjitë e tyre mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe kompanive shqiptare.

Pjesë e takimeve ishte edhe vizita në mjediset e Rektoratit, ku përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë dhe bizneseve nga rajoni i Puglias u pritën në takim nga zëvendësrektori për Kërkimin dhe Marrëdhëniet me Jashtë, dr. Benita Stavre. I pranishëm ishte edhe i deleguari i rektorit të Univeristetit “Aldo MORO”, Bari, prof. Danilo Caivano. Në qendër të bisedës mes tyre ishin krijimi i mundësive të bashkëpunimit në shkëmbime të stafit e studentëve, intershipe, si dhe takime e seminare të përbashkëta. Gjithashtu të dy palët u shprehën të gatshëm që ky bashkëpunim të vijojë me nënshkrimin e marrëveshjes zyrtare për bashkëpunim ndërinstitucional.  Aktualisht Universiteti i Barit ka nisur bashkëpunimin prej 2 vitesh me Universitetin “Fan S. Noli” dhe konkretisht me Fakutetin e Bujqësisë në projektij TTO4FOOD

Leave a Reply

sqAlbanian