Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

RAUNDI I DYTË I ZGHEDHJEVE NË UNIKO-FITUESE PHD. DANIELA STOICA. REKTORI KOMANDOI NË KRYE TË FSHNH DR. ARTO ADILI

Në datën 15 shtator 2020 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve. Në këtë raund u votua për autoritetin drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, si dhe për autoritetet drejtuese: Përgjegjës i Njësisë Bazë, Departameti i Biologji-Kimisë, Departamenti i Infermierisë dhe Departamenti i Gjuhëve të Huaja, FEF.

Në fund të procesit të votimit Komisioni Institucional Zgjedhor publikoi rezultatet:

Kandidatët për autoritetet drejtuese: Dekan i FSHNH; përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Biologji-Kimisë dhe përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Infermierisë u shpallën jofitues.

Kandidatja për autoritetin drejtues, përgjegjës i Njësisë Bazë, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Phd. Daniela Stoica u shpall fituese.

Në datën 25 shtator 2020 rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello në një takim të zhvilluar me stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u shpreh se, pas konsultimit me pjesën më të madhe të stafit të këtij fakulteti, vendosi të komandojë në krye të FSHNH, dr. Arto Adili për një periudhë të paktën 6-mujore deri në thirrjen e zgjedhjeve të rradhës.

Leave a Reply

en_USEnglish