Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

QENDRA E INOVACIONIT (INNOV8)

Fusha: Rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve

Titulli i Projektit: Eko-Sistemi i Inovacionit në zonën e BNK-së (CBC INNOV8)

Lloji i Kontratës / Kategorisë: Programi Ndërkufitar Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë nën instrumentin e Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA II), alokimet për 2014-2020

Komponenti IPA / (kombëtar ose rajonal):  Programi ndërkufitar Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – Republika e Shqipërisë nën instrumentin e Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II), alokimet për 2014-2020

Aplikuesi kryesor dhe bashkë-aplikantët:

EuroPartners Development – Partner kryesor

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKSHI) – Partner

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim të Teknologjisë (FIZHT) – Partner

Qendra Kombëtare për Zhvillimin e Inovacionit dhe Mësimit mbi Sipërmarrjen (QKZHIMS) – Partner

Qendra e Inovacionit në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë u krijua në kuadër të projektit “Eko-sistemi i Inovacionit në zonën ndër-kufitare midis Republikës së Shiqpërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përkatësisht midis Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Universitetit “St. Kliment Ohridski” – Bitola.

Ky projekt konsiston në krijimin e infrastrukturës mbështetëse të inovacionit, me implementimin e projekteve Start-up dhe bashkëpunimin me Ndërmarrjet e vogla dhe të mësme në zonat Ndër-kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Objektivi kryesor i këtij projekti është të ndihmojë në krijimin e një eko-sistemi inovativ për NVM-të dhe Start-Up-et, brenda kontekstit ekzistues arsimor dhe të biznesit duke u nisur nga:

1. Fuqizimi i kapaciteteve të aktorëve kryesorë në zhvillimin e konkurrencës dhe njohjes në zonat e Bashkëpunimit Ndërkufitar.

2. Rritja e bashkëpunimit ndërsektorial midis NVM-ve dhe Start-up-eve duke u fokusuar në plotësimin dhe shfrytëzimin e mundësive aktuale dhe të ardhshme të biznesit për sipërmarrjet e përbashkëta dhe ofrimin e shërbimit shumëvjeçar.

3. Integrimi i ekosistemit të inovacionit nga zonat kombëtare në ato të Bashkëpunimit Ndërkufitar. 

Grupet e synuara të projektit përfshijnë: universitete, qendra kërkimore, institucione arsimore si nivele të para; Start-up-et në zonat BNK si nivele të dyta të grupeve të synuara dhe autoritetet rajonale, bashkitë e zonës ku do të zbatohet ky projekt, dhomat e tregtisë dhe përfaqësuesit e biznesit lokal.

Ky projekt financohet nga Komisioni Evropian i përfaqësuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

en_USEnglish