Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROFESORË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORRËN PJESË NË EKSPOZITËN “BOTIMET E MËSUESVE KORÇARË NDËR VITE”, DUKE KONTRIBUAR NË PASURIMIN E SAJ ME BOTIMET E TYRE

Kjo ekspozitë u zhvillua në kuadër të 7-Marsit, e cila shënon 135-vjetorin e themelimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe, datë në të cilën u shënua një kthesë thelbësore në historinë e popullit shqiptar e organizuar nga Biblioteka Publike “Thimi Mitko” në bashkëpunim me Muzeun e Arsimit për të nderuar dhe respektuar figurën e mësuesit. Sipas organizatorëve qëllimi i kësaj ekspozite ishte gjithashtu promovimi i vlerave arsimore të mësuesve dhe pedagogëve korçarë, njohja e publikut me dorëshkrime dhe fakte interesante që përbejnë historikun e shkollës së parë dhe reflektimi mbi rolin e pazëvendësueshëm të mësuesit në jetën e gjithsecilit prej nesh.

Referuan në këtë veprimtari mësuesit në pension, z. Nikolla Pipa, znj. Zhulieta Grabocka, z. Pandi Bello etj.

Leave a Reply

en_USEnglish