Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PËRKUJTIMI I 200-VJETORIT TË REVOLUCIONIT GREK–VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Në datën 25 mars 2021, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”, organizoi veprimtarinë: “Përkujtimi i 200-vjetorit të Revolucionit Grek”. Të pranishëm ishin drejtues të Universitetit “Fan S. Noli”, drejtues të pushtetit vendor dhe institucioneve, pedagogë, studiues shqiptarë dhe të huaj, studentë e të ftuar të tjerë. Në hapje të kësaj veprimtarie zv. dekani i FSHNH, dr. Jordan Jorgji u ndal në kontributin e intelektualëve grekë të kohës për përjetimin filozofik të këtij revolucioni.dhe të shtetit në krijim.

Në fjalën e saj dekania e këtij fakultetit, prof. as. dr. Sonela Stillo u shpreh se kjo veprimtari, e cila vjen edhe në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të UNIKO, ka për qëllim jo vetëm të respektojë popullin mik të Greqisë, por njëkohësisht edhe të forcojë urat e komunikimit midis institucioneve tona arsimore.

Rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello përgëzoi organizatorët për këtë veprimtari dhe shprehu kënaqësinë që historianët, ndër më të mirët nga të dy vendet, sollënqasjet e tyre për këtë ngjarje të shënuar për popullin grek, që edhe për vendin tonë shërbeu si një model frymëzimi për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ai theksoi gjithashtu se ngjarje të tilla me pjesëmarrje të përbashkët, të ndriçuara fort nën dritën e kohës, mund të na shërbejnë si një manual model për të sotmen, për bashkëpunime në një plan më të gjerë midis institucioneve të arsimit të lartë, midis dy vendeve për t`u përballur së bashku me sfidat e kohës.

Më tej e mori fjalën Professor Emeritus i Shkencave Politike në Universitetin e Athinës, anëtar i Akademisë së Shkencave në Greqi, Paschalis Kitromilidis, i cili falënderoi dhe vlerësoi UNIKO për këtë organizim dhe qytetin e Korçës si një qendër e rëndësishme historike për Ballkanin, duke shprehur dëshirën që në veprimtari të tjera të jetë i pranishëm edhe fizikisht në këtë Universitet. Sipas tij, ky revolucion krahas dëshirës për çlirim kombëtar ishte edhe një përpjekje për zhvillimin e shoqërive ballkanike të kohës.  

Në fjalën e tij historiani dhe studiuesi i njohur shqiptar, prof. dr. Paskal Milo, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ndau me pjesëmarrësit disa nga anët më të mira që solli ky revolucion për popullin grek dhe për popujt e Ballkanit në përgjithësi. Ai tha se në të morën pjesë edhe shqiptarë që vinin nga oborri i Ali Pashë Tepelenës. Pikërisht, në lidhje me rolin e Ali Pashë Tepelenës në këtë revolucion dhe rëndësinë që ai pati për rrënjët e nacionalizmit shqiptar, të cilat duhen kërkuar në trashëgiminë e tij politike foli edhe edhe zv.dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dr. Orion Ago.

Profesori Emeritus i Historisë Politike në Universitetin e Athinës, njëkohësisht edhe zv. presidenti i Institutit ELIAMEP, Thanos Veremis, përgëzoi Fakultetin dhe UNIKO për këtë organizim kaq cilësor, ndërsa theksoi rëndësinë e Revolucionit Grek për krijimin e shtetit të parë ballkanik të pavaruar, pas Revolucionit Francez, si dhe solli detaje të tjera historike nga kjo periudhë.

Leave a Reply

en_USEnglish