Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PEDAGOGË E DREJTUES TË UNIVERSITETIT JUGPERËNDIMOR “NEOFIT RILSKI”, BULLGARI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+ VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU VLERËSUAN MUNDËSITË E REJA PËR

Në datën 26 shtator 2022, rektori i Universiteti “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre pritën në takim prof. Magdalena Kostova-Panayotova, dekane e Fakultetit Filologjik të Universitetit Jugperëndimor “Neofit Rilski”, Bullgari;  z. Aleksandar Popkochev, specialist për Zhvillimin Akademik dhe Hristo Dimitrov, Koordinator i Erasmus + në këtë universitet. Takimi u zhvillua në kuadër të mobiliteteve Erasmus+, si dhe marrëveshjes ndërinstitucionale të bashkëpunimit.

Fillimisht miqtë nga Bullgaria u njohën me veprimtarinë që zhvillon Universiteti “Fan S. Noli” dhe më pas në fokus të bisedës ishin çështje tëtilla, si: Përmirësimi i bashkëpunimit akademik në nivel institucional; Rrjeti i Doktoraturës së Programit të Studimit PhD; “Studime gjuhësore, etno dhe kulturore në rajonin e Ballkanit”; promovimi i programeve të studimit, mjediset e të mësuarit virtual, diplomimi i studenteve dhe alumni, rrjete ndërkombëtare, etj.

Gjithahstu të pranishmit folën edhe për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet njësive përkatëse dhe diskutim për programet e studimit dhe veprimtaritë e përbashkëta në kuadër të profileve përkatëse.

Leave a Reply

en_USEnglish