Jump to Navigation

Dega e Informacionit & Komunikimit

Mbledh, në bashkëpunim me sekretaritë e fakulteteve informacionin e plotë mbi regjistrimin e studentëve, numrin, prejardhjen, moshat e tyre dhe bën përpunimin e tyre sipas kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

FUNKSIONET E DEGËS SË INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT

  • Mbledh, në bashkëpunim me sekretaritë e fakulteteve informacionin në lidhje me numrin e studentëve të huaj, sipas shteteve që vazhdojnë studimet në fakultetet e Universitetit “Fan S. Noli”
  • Mbledh, në bashkëpunim me Sektorin e Studimeve dhe Karrierës së Studentëve informacionin lidhur me ngarkesën vjetore të pedagogëve(të jashtëm e të brendshëm) në fakultete dhe i përpunon sipas kërkesave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e të Rektoratit.
  • Mbledh, në bashkëpunim me Degën e Burimeve Njerëzore të dhënat për kualifikimin e personelit mësimor-shkencor në fakultete dhe bën përpunimin e tyre.
  • Mbledh të dhënat shifrore mbi kalueshmërinë e studentëve, bën përpunimin e tyre sipas kritereve të vendosura dhe ia përcjell Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe INSTAT-it. Mbledh, në bashkëpunim me Degën e Financës dhe Degën Ekonomike, të dhënat ekonomike mbi treguesit e punës(fondin e pagave dhe numrin mesatar të punonjësve) dhe investimet e realizuara në shkallë Universiteti, duke ia përcjellë çdo tre muaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe INSTAT-it.
  • Mbledh dhe përpunon, në bashkëpunim me punonjësit përkatës, të dhënat e nevojshme për formën e studimit me kohë të pjesshme.
  • Përgatit në mënyrë periodike informacionin e nevojshëm për rifreskimin e faqes së internetit të Universitetit.
  • Mundëson shkëmbimin e informatizuar të të dhënave brenda Universitetit si dhe ndërmjet tij e institucioneve të tjera.
  • Punon për zgjerimin e përdorimit të Teknologjisë së Informacionit në përpunimin, transmetimin dhe shfrytëzimin e të dhënave në dispozicion.
  • Realizon, sipas kërkesave, përpunime statistikore të të dhënave të ndryshme nëpër vite.
  • U jep informacion Qëndrave të Mobilizimit e Rekrutimit për të dhënat që kërkohen në lidhje me studentët që vazhdojnë studimet në fakultetet e Universitetit “Fan S. Noli”.
  • Informon institucionet e mediat për veprimtaritë apo ngjarjet në jetën e Universitetit.

 

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

Edmond Gace - përgjegjës specialist

e-mail: edigace@yahoo.com

e-mail: egace@unkorce.edu.al

Undefined


MASTER PROFESIONAL

Zhvillim i Integruar Rural

DOKTORATURË

Hortikulturë të Qëndrueshme

 

 

 

 

 

Main menu 2

Page | by Dr. Radut