Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FAKULTETI I EKONOMISË I UNIKO NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E SHKENCAVE EKONOMIKE TË “ALBANIAN UNIVERSITY” ZHVILLUAN KONFERENCËN KOMBËTARE STUDENTORE ME TEMË: “IMPLEMENTIMET MENAXHERIALE NË MODELET E REJA TË TË BËRIT BIZNES”

Në datën 19 shkurt 2021 Fakulteti i Ekonomisë i UNIKO dhe departamenti i shkencave ekonomike i “Albanian University” organizuan Konferencën Kombëtare Studentore me temë: “Implementimet menaxheriale në modelet e reja të të bërit biznes”. Në këtë konferencë, e cila u zhvillua online, morën pjesë pedagogë dhe studentë të këtij fakulteti. Dekania, prof. as. dr. Ledina Alolli, vuri në dukje interesin e madh të studentëve që e ndoqën online këtë konferencë, ndërsa vlerësoi edhe punimet e studentëve pjesëmarrës, të cilët sollën tema mjaft cilësore, si: “Marketingu online- sfidat dhe tendencat e së ardhmes”; “Taksimi i dyfishtë te bizneset private dhe kontratat për eleminimin e tij”; “Struktura e organizimit të biznesit në Shqipëri”; “Përpjekjet dhe hapat që duhen ndërmarrë për shmangien e falimentimit të bankave”; “Kreditë e këqija dhe strategjitë për reduktimin e tyre”; “Ndërhyrjet qeveritare rregullatore në sistemin e shpërblimeve” dhe “Gurutë e cilësisë”.

Kjo konferencë studentore kombëtare kishte si qëllim nxitjen e studentëve për punë kërkimore, duke ndërthurur njohuritë teorike me njohuritë praktike.

Leave a Reply

en_USEnglish