Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKSPERTËT E JASHTËM ZHVILLUAN TAKIME ONLINE ME PEDAGOGË, STUDENTË E  PUNONJËS TË STAFIT NDIHMËSAKADEMIK PËR PROGRAMET E STUDIMIT NË PROCES AKREDITIMI TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Në datat 16-17 dhjetor 2020, në kuadër të akreditimit të programeve të studimit, ekspertët e jashtëm zhvilluan takime online me pedagogë, studentë e punonjës të stafit ndihmësakademik të UNIKO për 2 programet e studimit në proces akreditimi: “Mësuesi në arsimin fillor” dhe “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme”. Në bazë të programit të dërguar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), gjatë këtyre takimeve virtuale, ekspertët shkëmbyen mendime në lidhje me kurrikulën, vlerësimin e pedagogëve nga ana e studentëve, bashkëpunimin midis kolegëve, veprimtarinë shkencore në departament, përputhjen e kualifikimit të ofruar me tregun e punës, procedurat e ndjekura për hapjen e programit profesional, risia që sjell ai në tregun e punës, realizimin e laboratorëve profesionalë etj. 

Leave a Reply

en_USEnglish