Bursat e studimit per vitin akademik 2019-2020

Mbështetur në VKM Nr. 903, datë 21.12.2016 "Për Përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar:

Përfitojnë bursa studentët në të gjitha programet e studimit bachelor me kohë të plotë, sipas kritereve të mëposhtme:

  1. Studentët e pranuar në vitin e parë akademik, në programet e studimeve profesionale, programet e ciklit të parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatare vjetore nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve:
    1. mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë;
    2. mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

* Lista e studentëve të kësaj kategorie do të hartohet nga QSHA.

  1. Studentët e regjistruar në programet e studimeve profesionale, programet e ciklit të parë të studimeve, programet e integruara të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë) të vitit paraardhës akademik, të përllogaritur me kreditet dhe notat e atij vitit akademik, nga institucionet publike të arsimit të lartë. Studentët duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraardhës akademik, për të cilin llogaritet nota mesatare vjetore e ponderuar.

* Lista e studentëve të kësaj kategorie do të hartohet nga sekretaritë mësimore.

  1. Kategoritë që i përkasin shtresave sociale në nevojë janë:
  2. bashkëshortët, të cilët kanë fëmijë dhe janë të dy studentë;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetimet e të dy bashkëshortëve që janë studentë në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare.
  1. studentët, të cilët i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vendimet (e të dy prindërve) të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
  • Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së paaftësisë që merr secili prind;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  1. studentët, të cilët i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetim (të të dy prindërve) nga DRSSH Korçë që janë pensionistë;
  • Në rast kur jeton vetëm një prind, vërtetim nga DRSSH të prindit në pension dhe certifikatë vdekjeje të prindit të ndarë nga jeta;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare në të dyja rastet;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  1. studentët, të cilët janë të tretët e lart në radhën e fëmijëve në familje me tre fëmijë a më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetimet që janë studentë në institucionet e arsimit të lartë publik, e të dy fëmijëve para të tretit, që rezultojnë në certifikatën familjare;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Vërtetim që është studentë në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, të studentit që përfiton;
  • Certifikatë familjare.
  1. Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vendim i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
  • Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së paaftësisë që merr studenti;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  1. Studentët familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetim që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike, ku të specifikohet masa e ndihmës ekonomike (vlera e shprehur me shifra dhe fjalë) dhe koha e përfitimit të ndihmës ekonomike – dokument origjinal lëshuar  nga Njësia e Qeverisjes Vendore, e shoqëruar me numër protokolli;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
  1. Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Fotokopje e noterizuar e librezës së statusit të jetimit, të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
  1. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vendimi i gjykatës i formës së prerë për humbjen e kujdestarisë prindërore;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  1. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetim për përfitimin e statusit ligjor për trajtim si viktimë e trafikut të qenieve njerëzore nga Drejtoria e Përgjithshme Antitrafik në Ministrinë e Brendshme;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  1. Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria/institucioni përgjegjës;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vërtetim apo dokument tjetër nga ministria/institucioni përgjegjës që konfirmon se studenti është fëmijë i punonjësit të Policisë së Shtetit/të Gardës së Republikës/të Shërbimit të Kontrollit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat/të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin/të Forcave të Armatosura/të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  1. Studentët aplikojnë për bursë, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim, me dokumentacionin provues të plotësimit të kritereve në momentin e regjistrimit pranë institucioneve publike të arsimit të lartë ose në momentin që plotësojnë kriteret, sipas këtij vendimi. Çdo aplikantë duhet të plotësojë “FORMULARIN E APLIKIMIT PËR BURSË”, të cilin do ta dorëzojnë së bashku me dokumentat përkatëse, sipas kategorisë që ka, pranë njësisë kryesore (fakultetit), sipas pikës 9 të VKM-së nr. 903, datë 21.12.2016, të ndryshuar.
  2. Bordi i Administrimit shqyrton dhe merr vendim për bursat financiare për studentët që përmbushin kriteret sipas këtij vendimi, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nga studenti.
  3. Bursa financiare do të paguhet nga data e fillimit të vitit akademik 2019-2020 (data 14.10.2019) për aplikimet e bëra deri në datën 10.11.2019;
  4. Bursa financiare do të paguhet nga  muaji pasardhës, kur studenti ka paraqitur aplikimin pas datës 11.10.2019, sipas parashikimeve të bëra në këtë vendim.

Individët që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi të të njëjtit cikël, por në këtë rast nuk trajtohen me bursë financiare.

Studentët përsëritës nuk trajtohen me bursë financiare.

 

ANEKSI 1

 

MASA E BURSËS PËR STUDENTËT NË IAL-TË PUBLIKE

Nr.

Kategoritë e bursave

Totali mujor i bursës (në lekë)

1.

Universitetet dhe shkollat e tjera të larta

 

a)

Bursa për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fusha prioritare dhe studentë në nevojë, që ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë

10.000

 

Location (Map)

Lidhu me ne

Contacts

Rector
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Secretary of Rector
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Deputy Rector for curricula and academic management
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Deputy Rector for scientific research and project management
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator of University

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

All contacts