Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË DHUROI MBI 2000 LIBRA PËR FONDIN E BIBLIOTEKËS SË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 10 dhjetor 2021, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhuroi për fondin e  bibliotekës së Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë mbi 2 mijë libra të rinj. Sipas kryetarit të saj, akademikut, prof. dr. Skënder Gjinushi qëllimi është që të ofrohet një larmishmëri literature, e cila është e nevojshme për formimin e studentëve. Ai tha se bashkëpunime të tjeta do të ketë në vazhdim me Universitetin “Fan S. Noli”.

Edhe rektori, prof. dr. Dhimitri Bello falënderoi ASHSH për këtë dhurim, i cili do të jetë në mbështetje të punës kërkimore-shkencore për stafin dhe studentët.

Universiteti “Fan S. Noli” ka në fondin e bibliotekës së tij rreth 30 mijë libra me rreth 12 mijë tituj. Në të ofrohet edhe shërbimi i bibliotekës digjitale U-library, ku studentët dhe jo vetëm, nëpërmjet krijimit të një llogarie në internet kanë mundësi të shfletojnë dhe të shfrytëzojnë një numër të madh burimesh elektronike, libra e artikuj të ndryshëm.

Leave a Reply

en_USEnglish