Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Në datën 11 shtator 2020, rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre dhe koordinatori i projekteve Erasmus+ në UNIKO, z. Ardian Çërava zhvilluan në mjediset e Rektoratit një takim me koordinatorin kryesor të programit Erasmus + në Universitetin “St. Cyril & St. Methodius” të Veliko Tarnovos, Bullgari, z. Stanislav Grozdanov dhe me z. Aleksandër Popkoçev, inspektor i Sekretarit për Zhvillimin Akademik dhe Shkencor në këtë universitet. Të pranishmit diskutuan për bashkëpunimin midis dy universiteteve në kuadër të projekteve të përbashkëta të kërkimit, aplikimit në mobilitete për stafin dhe studentët, ndërkombëtarizimin e mësimdhënies etj.

Palët ranë dakord për rinovimin e marrëveshjes mes dy institucioneve me qëllim vazhdimin e këtij bashkëpunimi.  

Leave a Reply

en_USEnglish