Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“DISKRIMINIMI NË SHOQËRINË SHQIPTARE” VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT

Në datën 25 tetor 2022 në mjediset e Bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua veprimtaria “Diskriminimi në shoqërinë shqiptare-Çështje të ndërgjegjes sociale” organizuar nga departamenti i Edukimit. Takimin e përshëndeti Dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho dhe përgjegjësi i Departamentit të Edukimit, dr. Albina Pajo. Ndërsa prof. dr. Irena Nikaj referoi temën: “T’i respektojmë dhe të kujdesemi për njerëzit dhe mjedisin-Kuptimi dhe praktika të mira”.

Disa praktika të mira për mbrojtjen nga diskriminimi sollën më pas znj. Eva Tare, Komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi, dr. Elvis Popaj nga Qendra “STREHA”, si dhe përfaqësues të organizatave dhe komuniteteve të ndryshme. Znj. Eleni Kotelli, drejtuese e Shoqatës MEDPAK dega Korçë foli për diskriminimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në shoqërinë shqiptare dhe familjeve të tyre, ndërsa Denis Kosturi, Drejtues i shoqatës “Disutni Albania” referoi temën “Romët dhe Egjyptianët përballë diskriminimit”.

Leave a Reply

sqAlbanian