MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

 

 

Me ftesë të Rektorit të Universitetit të Korçës, prof. as. dr. Gjergji Mero,  në datat 10 dhe 11 nëntor 2009, bëri një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, profesor Ivan Petkov, zëvendësrektor i Universitetit “SV. Kilment Ohridski” të Sofjes.
Gjatë qëndrimit në këtë Universitet, profesor Petkov u prit në një takim të veçantë nga rektori i Universitetit, prof. as. dr. Gjergji Mero. Më pas profesor Petkov zhvilloi bisedime me anëtarë të Rektoratit të Universitetit dhe të Senatit, ku u shprehën ide dhe u bënë propozime për konkretizimin e mëtejshëm të Marrëveshjes midis dy universiteteve, si në fushën e zhvillimit të programeve të studimit të ciklit të tretë, për organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, botimeve të ndryshme, shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve etj.
Në këtë takim u vendos që konkretizimi i këtyre veprimtarive me interes të ndërsjelltë të bëhet me grupe ekspertësh të dy universiteteve në fushat përkatëse.

 

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

 

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT  VALAHIA TË  TARGOVISTE (ROMANIA)

DHE  UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”  TË  KORÇËS (ALBANIA)

 

 

Nënshkrimi i Marrëveshjes  së Bashkëpunimit midis  Universitetit Valahia tëTargovishte, të përfaqësuar nga Rektori, Prof. dr. Ion Cucui, dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës të përfaqësuar nga Rektori, Prof.as.dr. Gjergji Mero.

  • Kjo marrëveshje synon të lehtësojë dhe të promovojë shkëmbimet kulturore dhe edukative midis Universitetit Valahia të Targovishtes, Rumani dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korcës, Shqipëri, në fushat e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor  për çështje të përbashkëta, si edhe do të promovojë vecanërisht zhvillimin e programeve të përbashkëta në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
  • Aktualisht, marreveshja do të përfshijë fushat e mëposhtme:

1- Mësuesi

2-Administrim Biznesi

3-Bujqësi

Mund të shtohen dhe disiplina të tjera me marrëveshje dypalëshe midis palëve kontraktuese.

Për secilin Universitet do të ngarkohet një person i cili do të monitorojë zhvillimin e programeve të përbashkëta

  • Duke pasur parasysh mjetet financiare që ka në dispozicion çdo universitet, dhe mbi bazën e programeve të ndryshme që mund të ndërmerren gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, palët kanë rënë dakord që të shkëmbejnë staf pedagogësh, kërkues shkencorë, studentë dhe anëtarë të stafit teknik në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje.
  • Kjo marrëveshje është e vlefshme për një periudhë tre vjecare dhe do të skadojë me 11/06/2012.

 

 

PJESËMARRJA NË PROJEKTE

 

Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” ka siguruar lidhje të ngushta bashkëpunimi me universitete, institucione dhe organizata të ndryshme. Ai është pjesë e një sërë marrëveshjesh dhe projektesh bashkëpunimi.

A - Universiteti i Korçës gjatë këtij viti akademik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadrin e Projektit BASILEUS, me 20 universitete, 8 universitete të BE-së dhe 12 universitete të rajonit të Ballkanit.

Të gjithë këto universitete janë partnerë në projektin Basileu me temë:

Skema Akademike e Ballkanit për Ndërkombëtarizimin e të Mësuarit

së bashku me Universitetet Evropiane me një vlerë totale prej më shumë se 5 milion Euro dhe me një kohëzgjatje prej 3 vjet .

Universiteti ynë së bashku me atë të Shkodrës do të përfitojnë 50 bursa të ndara si më poshtë:

12 bursa shkëmbim studentesh me nga 10 muaj secila

4 bursa studentesh për master ose 40 muaj në total

2 bursa studenti me nga 10 muaj për doktoraturë

2 bursa nga 10 muaj për post doktorature

18 bursa një mujore për shkëmbim përvoje dhe pune kërkimore të stafit akademik.

Po nga ky projekt do të përfitojnë dhe 10 bursa masteri për ata studente që kanë mbaruar Universitetin e Korçës, baras me 104 muaj bursë në total, 2 bursa për doktoraturë ose 40 muaj bursë dhe 2 bursa për post doktoraturë e barabartë me 20 muaj bursë.

Këtu përfitojnë edhe 10 bursa, ata studentë shqiptarë që për arsye të ndryshme janë duke ndjekur shkollat e vendeve të BE-së. Aktualisht për vitin akademik 2008-2009 kanë aplikuar gjithsej 48 persona dhe kanë përfituar bursa 10, 22 dhe një mujore 27 studentë dhe anëtarë të stafit akademik që llogariten në 82 muaj ose 91 mijë Euro vetëm për Universitetin e Korçës .

B-Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Universiteti "Fan S. Noli" ka nënshshkruar marrëveshje me Universitetin e Bllagoevgradit, TEI-n e Kozanit dhe është në përfundim të nënshkrimit të një marrëveshje dypalëshe me Universitetin e Padovës, me një spektër shumë të gjerë, duke përfshirë tre departamente të Fakultetit të Mësuesisë, dy departamente të Bujqësisë dhe një department të Infermierisë.

C-Universiteti "Fan S. Noli" është partner me Universitetin Bujqësor të Tiranës në një projekt me Universitetin e Barit, Itali.

D-Universiteti "Fan S. Noli" së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tergovishtes, Rumani, si dhe një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Massatchusetts në Boston të ShBA-së.

 

 

NJË DELEGACION I UNIVERSITETIT TË KORÇËS VIZITOI UNIVERSITETET E BLLAGOJEGRADIT, TË SOFJES DHE VELIKO TERNOVOS NË BULLGARI

 

Nga datat 13 deri më 15 mars, një delegacion i Universitetit të Korçës, i kryesuar nga rektori, prof. as. dr. GJERGJI MERO, bëri një vizitë disaditore në tre universitete bullgare. Së pari, delegacioni vizitoi Universitetin “Neofit Rilski” të Bllagojegradit, ku u prit nga Rektori i këtij universiteti, prof. dr. IVAN MIRÇEV. Në këtë takim u vunë në dukje realizimet  kryesore mbi bazën e marrëveshjes së nënshkruar qysh vitin e kaluar akademik, si  shkëmbimi i stafit akademik dhe i studentëve,  botimet dhe pjesëmarrja në veprimtari të përbashkëta shkencore etj.

Vizita e dytë u bë në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” të Sofjes, që është dhe universiteti më i madh i Bullgarisë. Në këtë universitet delegacioni i Universitetit të Korçës u prit nga zëvendësrektori për marrëdhëniet ndërkombëtare, prof. Nedju Popivanov. Midis Rektorit të Universitetit të Korçës, prof. as. dr. GJERGJI MERO dhe autoriteteve drejtuese të këtij universiteti, i cili, gjithashtu, është pjesëmarrës në projektin BASILEUS,  u shkëbyen mendime për fushat e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy universiteteve.

Në ditën e tretë të qëndrimit në Bullgari, delegacioni i Universitetit të Korçës vizitoi Universitetin “Kirili dhe Metodi” të Veliko Tërnovos, ish-kryeqytet i Bullgarisë. Në takimin zyrtar delegacioni u prit nga rektori i këtij Universiteti, prof. PLAMEN LEGKOSTUP dhe autoritete të tjera drejtuese. Në të gjitha takimet  u bisedua dhe u ra dakord  për mundësitë e shkëmbimeve të ndërsjellëta të stafit akademik dhe të studentëve, për botime e dhe veprimtari të tjera të përbashkëta etj. Grupi i studentëve të Korçës morën pjesë në orë leksionesh së bashku me studentë të këtij universiteti, që kanë zgjedhur gjuhën shqipe si gjuhë të parë në ballkanistikë.

Drejtuesit e të tre universiteteve bullgare dhanë pëlqimin dhe mbështetjen për ngritjen sa më shpejt në Universitetin e Korçës të një QENDRE NDËRUNIVERSITARE TË STUDIMEVE BALLKANIKE.

 

Universiteti i BllagoegraditNenshkrimi i Mareveshjes ne Sofje

Nenshkrimi i Mareveshjes Ore leksioni

Universiteti i Veliko TernovaTakimi me Rektorin e Universitetit te Velikoternova

Foto nga Universiteti i Veliko Ternova

 

 

Universiteti "Fan S. Noli" Korçë