HISTORIKU DHE OBJEKTIVAT E FAKULTETIT EKONOMIK
Fakulteti ekonomik u hap në vitin 1992 dhe studentët e parë u diplomuan në vitin 1996. Kalimi i ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu e bënë të domosdoshëm krijimin e një Fakulteti të tillë i cili të ofronte njohuritë teorike dhe shprehitë aplikative të nevojshme për të kuptuar dhe implementuar funksionimin e ekonomisë.
Në secilin Program Studimi jepen njohuri fondamentale dhe bashkëkohore lidhur me funksionimin e ekonomisë së tregut.Disa prej disiplinave që zhvillohen në këto Programe Studimi janë:
Ekonomiks, Makro dhe Mikroekonomi, Bazat e biznesit, Marketingut, Menaxhimit dhe Turizmit, Matematikë, Informatikë, Bazat e financës, Kontabilitet financiar, Drejtimi financiar, Kompjuterizimi financiar, Teoritë e drejtimit dhe organizimit, Ekonomiks ndërkombëtar, Marketing ndërkombëtar, Financë ndërkombëtar, Prodhim dhe shpërndarja e produktit turistik, Hotelet dhe drejtimi i tyre,etj. Disa nga disiplinat e përmendura janë të përbashkëta për të gjitha Programet e Studimit të Fakultetit Ekonomik.
BASHKËPUNIMI KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR
Fakulteti i Ekonomise mban lidhje me Fakultete,Universitete të tjera, si dhe me Institucione Studimore, Kërkimore e Shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Brenda vendit përmendim marrëdhëniet e komunikimit dhe bashkëpunimit me Institucionet e përmendura më sipër në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan Gjirokastër etj.Vlen të përmendet partneriteti i Fakultetit të Ekonomisë, Korçë në projekte ndërkombëtare me universitete dhe fakultetet homologe jashtë Shqipërisë si në USA,Francë,Germani,Itali, Maqedoni, Greqi (TEI Selanik, Kozan, Follorinë), Bullgari (Universiteti i Sofies,Bllagoegradit) etj.
Përmendim projektet TEMPUS,BASILEUS,NEDMED,CROSS BORDER STUDIES etj. Organizimi i Konferencave Shkencore nga Fakulteti i Ekonomisë ka shërbyer si një auditor i prezantimit dhe debatit të mendimit shkencor të studjuesve dhe ekspertëve të ekonomisë nga vendi dhe bota për çështje me interes universal.
STAF | GRUPI MËSIMOR | GRUPI KËRKIMOR |
---|---|---|
|
|
|
1 Misioni ynë është pjesë e misionit të Universitetit Fan S.Noli, Korçë, dhe ndahet në tre
komponentë specifikë për Departamentin.
a. Mësimi: Ofrojmë metoda bashkëkohore mësimdhënie.
b. Kërkimi: Synojmë që nëpërmjet kërkimit bazë të përmirësojmë dhe të ofrojmë mundësi të
reja për zhvillimin e Rajonit.
c. Liri Akademike: T’i sigurojë stafit akademik cdo mundësi drejt kërkimit shkencor të
pavarur dhe liri akademike në procesin e mësimdhënies sipas dispozitave të statutit të
UNIKO dhe legjislacionit në fuqi.
1 Të përgatisë specialistë të aftë për të përballuar sfidat në fushën e Marketingut dhe Turizmit në
pergjithsi dhe në rajonin e Korcës në vecanti.
2 Të zhvillojë bashkëpunimin me institucione rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare të mësimit
e kërkimit, për të nxitur impaktin pozitiv të Departamentit në të ardhmen e Fakultetit,
Universitetit dhe vendit tonë.
STAF | GRUPI MËSIMOR | GRUPI KËRKIMOR |
---|---|---|
|
|
|
STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK RIKTHYEN “PANAIRIN E TURIZMIT DHE GASTRONOMISË”
“ROLI I GUIDAVE TURISTIKE NË MUZE"-LEKSION I HAPUR ME STUDENTËT E DEPARTAMENTIT MARKETING-TURIZËM
STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK ZHVILLUAN VIZITA NË MUZETË E KORÇËS
TAKIM PROMOVUES PËR PROGRAMIN E STUDIMIT "GUIDË TURISTIKE"
PEDAGOGË TË UNIKO MORËN PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “GEOTOUR 2018”
Departamenti i Menaxhimit është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 230, 29/05/1992.
MISIONI
Departamenti i Manaxhimit synon përgatitjen e specialistëve profesionistë në programet e studimit që mbulon, përmes krijimit, transmetimit dhe zhvillimit të dijeve, me anë të mësimdhënies në përputhje me standardet ndërkombëtar të edukimit, si dhe kërkimit shkencor.
VIZIONI
Në përputhje me vizionin e Fakultetit të Ekonomisë, departamenti i Manaxhimit garanton ofrim cilësor të njohurive në programet e veta të studimit, për t’i bërë ato zgjedhjet primare jo vetëm për studentët e rajonit, por dhe më gjerë.
Stafi akademik i departamentit të Menaxhimit mbulon anën akademike dhe zbatimin e planeve mësimore në programet e studimit:
- Program dy vjeçare, me karakter profesional pas arsimit të mesëm, “Asistent Menaxher” hapur me VKM nr. 370, datë 05/07/2018.
- Programi i studimit “Bachelor| në "Menaxhim", hapur me VKM nr. 230, datë 29/05/1992, Pika 2 (c).
- Programi i studimit “Bachelor” në "Informatikë biznesi" hapur me VKM nr. 402, datë 12/07/2018.
- Programi i studimit “Master Profesional” në “Administrim biznesi”, hapur me VKM nr. 565, datë 23/11/2011 dhe riorganizuar me Vendim të Senatit Akademik nr. 575 datë 01/10/2018.
Programet e studimit ofrohet në përshtatje me profilin dhe ekspertizën e njësisë kryesore (Fakulteti i Ekonomisë), pjesë e të cilit është ky departament. Këto programe integrojnë parimet e Deklaratës së Bolonjës, si dhe eksperiencat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare si rezultat i angazhimit akademik dhe kërkimor të stafit të departamentit. Aktualisht departamenti i Menaxhimit ka 10 pedagogë efektivë nga të cilët: 4 profesorë të asociuar, 4 doktor shkencash, 1 student doktorature dhe 1 Msc. Kualifikimi dhe përgatitja e stafit është në përputhje të plotë me fushën akademike e kërkimore të njësisë bazë. Stafi akademik ka mesatarisht mbi 16 vjet përvojë pedagogjike dhe moshë mesatare 45 vjeç. Departamenti, gjithashtu angazhon pedagogë me kohë të pjesshme me eksperiencë pune, si edhe me kualifikimin e nevojshëm. Stafi akademik i departamentit është i angazhuar në një punë të gjerë studimore-shkencore e botuese në funksion të procesit mësimor. Në të njëjtën kohë, departamenti ka pasur në vijimësi bashkëpunime me institucione homologe vendase dhe të huaja.
STAF | GRUPI MËSIMOR | GRUPI KËRKIMOR |
---|---|---|
|
|
|
Misioni
Fakulteti i Ekonomisë iu ofron studentëve kushte për edukimin e tyre në përputhje me sfidat e Integrimit Europian për të formuar dhe përgatitur specialistët e ardhshëm që t’i përshtaten situatave konkurruese të tregut në zgjidhjen e problemeve ekonomike nëpërmjet zhvillimit dhe transmetimit të dijeve me anën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Fakulteti i Ekonomisë funksionon si pjesë përbërëse e Universitetit ''Fan S. Noli'' Korçë. Qëllimi afatgjatë i Fakultetit është përshtatja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i programeve Bachelor dhe Master, me qëllim përgatitjen e profesionistëve të suksesshëm të biznesit, në kushtet e një zhvillimi dhe ndryshimi të shpejtë të gjithë shoqërisë. Fakulteti është i angazhuar të zhvillojë dhe të ruajë një reputacion të lartë akademik në shërbim të rekrutimit të studentëve sa më cilësorë.
Avantazh konkurrues i Fakultetit sot mund të konsiderohet kualifikimi i stafit dhe angazhimi serioz në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, ndërkohë që duhet të shtojmë përpjekjet për rritjen e numrit të studentëve cilësorë si dhe rritjen e mbështetjes nga komuniteti i biznesit. Përmbushja e misionit varet nga përpjekjet e përbashkëta të të gjithë pedagogëve të Fakultetit.
Përmbushja e këtij misioni do të realizohet përmes këtyre objektivave:
· Të ofrojë njohuri bazë shkencore-teorike, bashkëkohore në fushën e ekonomisë.
· Të ofrojë njohuri praktike për t'iu përshtatur sa më mirë dhe sa më shpejt, detyrave konkrete në vendet e punës.
· Të rritë aftësitë teorike dhe praktike duke bërë profilizimin profesional.
· Të krijojë mundësi për kualifikimin e vazhdueshëm të specialistëve të rinj në fushën e ekonomisë.
· Të forcojë lidhjet dhe shkëmbimet me fakultetet e tjera homologe brenda dhe jashtë vendit.
· Të luajë një rol aktiv si pjesëmarrës në projekte kërkim-zhvillimi duke ju përgjigjur perspektivës së zhvillimit të Rajonit.
Vizioni
Vizioni i Fakultetit është të jemi zgjedhja e studentëve cilësorë të Rajonit Juglindor dhe më gjerë duke garantuar një mjedis atraktiv në të cilin çdo student mund të jetë i suksesshëm.
Ne besojmë se angazhimi i studentëve është shumë i rëndësishëm për suksesin e tyre. Në mbështetje të këtij angazhimi, do të ofrojmë për studentët staf të kualifikuar, kurrikula dhe programe cilësore, partneritet, programe akademike të aplikueshme dhe mbështetje të iniciativave të reja. Programi ynë akademik do të jetë konkurrues me programet më të mira të Fakulteteve homologe në vend. Fakulteti do të luajë një rol të rëndësishëm në përmbushjen e qëllimit të Universitetit, për të qënë një ndër Universitetet më të mira të vendit. Gjithashtu, do të mbështetet stafi akademik në kërkimet e tij dhe do të rriten përpjekjet për të garantuar njohjen kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimeve shkencore.
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008. Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33, datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon në zbatim të Nenit 103 në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe sipas kritereve të përcaktuara në Nenit 73 dhe 74 të Kreut IX “Sigurimi i Cilësisë” të Statutit të Universitetit “Fan S. Noli”. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ka në përbërje të saj një koordinator nga çdo njësi kryesore. Pranë çdo njësie kryesore ngrihet Grupi i Vlerësimit të Brendshëm me përfaqësim nga çdo njësi bazë dhe nga organizimet studentore.
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për Fakultetin Ekonomik (ku përfshihen Koordinatori dhe Grupi i Vlerësimit të Brendshëm) ka këtë përbërje:
Dr. Aida Mosko (Përgjegjës)
Prof. as. dr. Oriola Theodhori
Doc. dr. Marinela Teneqexhi
Studente: Edisnajda Shaholli
Në këtë godinë aktualisht ndodhen zyrat e Rektoratit si dhe stafit administrative. Fakulteti i Ekonomisë ofron hapësira bashkëkohore për mësimdhënie. Ky fakultet ka në dispozicion 22 salla leksionesh dhe seminaresh të pajisura me videoprojektorë, 3 laboratorë kompjuteri si dhe
Biblioteka e Fakultetit të Ekonomisë ofron një fond librash prej rreth 4100 titujsh, mbi 90% e të cilëve në gjuhë të huaj, si dhe rreth 10 tituj periodikësh.
Dr. Aida Mosko (Përgjegjës)
e-mail: aida.mosko@yahoo.com
Dekanati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga dekani dhe përbëhet nga: a) dekani; b) zëvendësdekanët; c) administratori i njësisë kryesore; ç) drejtuesit e njësive bazë; d) autoritete të tjera të përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Zëvendësdekanët janë anëtarë me kohë të plotë të personelit akademik. Ata emërohen dhe shkarkohen nga dekani, sipas përcaktimeve të bëra në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij, si dhe ato të administratorit të njësisë kryesore. Dekanati koordinon veprimtarinë e njësive bazë. Funksionet e dekanatit përcaktohen në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.
Prof. as. dr. Ledina Alolli - Dekan
Dr. Emil Frashëri - Zv/Deskan
Prof. as. dr. Anila Mançka-Përgjegjës i Departamentit Financë-Kontabilitet
Prof. as. dr. Suela Gërdhe-Përgjegjës i Departamentit Menaxhim
Prof. as. dr. Oriola Theodhori-Përgjegjës i Departamentit Marketing-Turizëm
|
|
Asistente e Dekanit
Përgjigjet për zbatimin korrekt të detyrave të lëna nga Dekani. Ndihmon në përgatitjen e materialeve për Dekanin dhe dërgimin e tyre në destinacion, merr dhe tejçon informacion dhe porosi brenda e jashtë fakultetit për problematika të ndryshme, ndjek realizimin e porosive të Dekanit për stafin akademik e administrativ. Ndihmësja e Dekanit përgjigjet për korrespondencën nga protokolli, procesverbalet e mbledhjeve të dekanatit, administrimin e vulës së fakultetit si dhe koordinon takimet e Dekanit me punonjësit, studentët, partnerët, publikun etj.
Znj. Irena Daut- Asistente e Dekanit
e-mail: idaut@unkorce.edu.al
e-mail: fekonomise@unkorce.edu.al
Sekretaria mësimore & Zyra e informimit të studentëve
Sekretaria Mësimore dhe Zyra e informimit dhe orientimit të studentëve janë përgjegjëse për menaxhimin e procesit të regjistrimit të studentëve. Zyra e Sekretarisë Mësimore është përgjegjëse për rregullimin, monitorimin dhe arkivimin e çdo regjistrimi, informacioni, dokumenti ose transkripti lidhur me studentët. Sekretaritë mësimore kanë përgjegjësi për hedhjen, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave mësimore të studenteve dhe të procesit mësimor dhe në mënyrë të veçantë kanë përgjegjësi për plotësimin e regjistrit bazë të studentëve. Kjo njësi është një strukturë racionale për të përmbushur sa më mirë detyrat e organizimit të procesit mësimor të fakultetit, në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.
Znj. Irma Damo- Sekretare departamenti
Znj. Madela Velo- Sekretare departamenti
Z. Nikollaq Mindili- Specialist Biblioteke
Kodhel Zere
kodhel@hotmail.com
Aldi Rustem
Xhoni Pajo - Kryetar
Niko Dudo - Zv/Kryetar
Klarisa Vagollari - Zv/Kryetar
Imena Mema - Sektretare