Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

APLIKACIONI “DISOVER KORCA” I KRIJUAR NGA STUDENTËT E UNIKO REZULTON QË BRENDA PAK JAVËSH TË JETË NDËR 5 MË TË  SHKARKUARIT DHE MË TË PËRDORURIT NË SHQIPËRI, NË KATEGORINË E MARKETINGUT DHE TEKNOLOGJISË

Aplikacioni “Discover Korca” i ndërtuar dhe i prezantuar vetëm disa javë më parë nga studenti i Universitetit të Korçës, Krenar Myrteza, aktualisht në programin e studimit “Administrim Biznesi në Marketing” dhe ish-studenti Florenc Duhanxhiu, është renditur në 5 aplikacionet më të shkarkuara dhe më të përdorura në Shqipëri në fushën e teknologjisë dhe marketingut. Sipas tyre qëllimi është që në këtë aplikacion të përfshihet i gjithë qarku i Korçës.

Aktualisht ai ofron shërbimin “guidë turistike” dhe shumë shpejt në të do të shtohen monumentet e kulturës, muzetë, objektet e kultit, si dhe bizneset e shërbimeve të ndryshme, siç mund të jenë farmacitë etj. Krenar Myrteza thotë se është menduar që bashkëpunimin ta zgjerojnë edhe me studentë të tjerë të UNIKO, të apasionuar pas teknologjisë dhe turizmit, duke u dhënë kështu mundësinë që njohuritë e mara në teori t`i zbatojnë edhe në praktikë.

Leave a Reply

sqAlbanian