Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AMBASADORJA FRANCEZE NË SHQIPËRI, ZNJ. ELISABETH BARSACQ E SHOQËRUAR EDHE NGA ZNJ. AURÉLIE LE MEUR, NËNKRYETARE E BASHKISË, CHAMBERY, Z. SAMUEL CAILLAULT, DREJTORI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË NË KËTË BASHKI DHE Z. PIERRE RAYNAUD KËSHILLTAR PËR BASHKËPUNIMIN DHE KULTURËN ZHVILLUAN NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 10 nëntor 2022 në mjediset e Rektoratit, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Elisabeth Barsacq e shoqëruar edhe nga znj. Aurélie Le Meur, nënkryetare e Bashkisë, Chambery, z. Samuel Caillault, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në këtë Bashki dhe z. Pierre Raynaud këshilltari për Bashkëpunimin dhe Kulturën u pritën nga drejtues të Universitetit, Fakulteteve dhe Aleancës Franceze, Korçë.

Fokusi i diskutimeve ishin mundësitë e bashkëpunimit midis Universitetit tonë dhe universiteteve franceze. Ambasadorja Barsacq theksoi se edhe qëllimi i vizitës lidhet me vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit ndëruniversitar.

Zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili i njohu miqtë francezë me veprimtarinë që zhvillon Universiteti “Fan S. Noli” dhe me programet e studimit që ai ofron, duke u ndalur në programin “Gjuhë dhe kulturë frënge”. Ai theksoi se Korça ka një lidhje të hershme me Francën që me hapjen e Liceut Francez gjë e cila i dha përparësi mësimit të kësaj gjuhe edhe në ditët e sotme. Gjithashtu u fol edhe për bashkëpunimin që Universiteti ynë ka me Universitetin e Montpellier, Francë me të cilin janë zhvilluar edhe mobilitete të stafit e studentëve në kuadër të programit Erasmus+.

Leave a Reply

sqAlbanian