Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AMBASADORI I ITALISË NË SHQIPËRI, Z. FABRIZIO BUCCI ZHVILLOI NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU U PRIT NË TAKIM NGA REKTORI, PROF. DR. DHIMITRI BELLO DHE DREJTUES TË NJËSIVE BAZË TË TIJ

Në datën 25 shkurt 2022, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit që aktualisht Universiteti “Fan S. Noli” ka me universitetet italiane, z. Bucci theksoi se edhe qëllimi i vizitës së tij është zgjerimi i këtij bashkëpunimi dhe zhvillimi i hapave konkretë në hapjen e programeve të përbashkëta me diploma të dyfishta, si një politikë kjo e mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shqipëri. Mbështetje dhe vlerësime për bashkëpunimet e deritanishme me universitetet italiane ka shprehur edhe rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili e ftoi z. Ambasador për të zhvilluar edhe takime të tjera, ku të diskutohet me konkretisht për përcaktimin e fushave të bashkëpunimit, si dhe për zgjerimin e tij me universitetetet italiane.

Leave a Reply

sqAlbanian