Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AMBASADORI I AUSTRISË NË TIRANË, DR. CHRISTIAN STEINAR ZHVILLOI NJË LEKSION TË HAPUR ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE ME TEMË: “AUSTRIA NË BASHKIMIN EVROPIAN”

Në datën 10 qershor 2022, Ambasadori i Austrisë në Tiranë, dr. Christian Steinar zhvilloi një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane me temë: “Austria në Bashkimin Evropian”.

Gjatë vizitës së tij në këtë Fakultet, fillimisht Ambasadori u prit në takim nga dekania, prof. as. dr. Sonela Stillo, drejtues të Fakultetit e Departamenteve, të cilët i uruan atij mirëseardhjen.

Më pas, gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve e të ftuar të tjerë, nën organizimin dhe kujdesin e veçantë të pedagoges, dr. Maria Dojçe, studentët patën mundësinë të informohen mbi rolin e Austrisë në BE, rreth përvojave të sistemit arsimor austriak dhe mbi rëndësinë e rrjetëzimit të institucioneve të arsimit të lartë me vendet e BE-së.

Takimi vijoi në formën e një bashkëbisedimi me diskutime e pyetje nga të pranishmit.

Leave a Reply

sqAlbanian