KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

     

    Universiteti i Korçës në bashkëpunim me Univesitetin e Prishtinës, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Elbasanit organizuan  në datë 4-5 nëntor, në mjediset e Universitetit “Fan S.Noli” Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Studimet sociolinguistike në Shqipëri – trashëgimia, gjendja dhe perspektiva”. Konferenca u zhvillua në katër seksione të ndara sipas tematikës. Morrën pjesë studiues, akademikë, pedagogë brenda dhe jashtë vendit. Seanca plenare u hap ditën e premte në orën 16 00. Fjalën e hapjes e mbajti dekania e Fakultetit të Mësuesisë Prof.as.dr. Aleksandra Piluri. Në fjalën përshëndetëse rektori i Universitetit të Korçës “Fan S.Noli”, Prof.as.dr. Gjergji Mero vlerësoi këtë konferencë dhe shprehu përkrahjen e tij për vazhdimësinë e konferencave të tilla edhe në te ardhmen. Ka mbështetur dhe vlerësuar këtë konferencë edhe studiuesi i sociolinguistikës, Prof.dr. Gjovalin  Shkurtaj si edhe akademikë dhe pedagogë të ndryshëm, pjesëmarrës në këtë konferencë. Kumtesat që u mbajtën në këtë konferencë ishin të larmishme për nga tematikat e tzre dhe vlerat shkecnore që ato mbartnin.

 

SEMINAR SHKENCOR

AKTIVITETE

 

  • “KËRKIM RRETH MENDIMIT SHOQËROR SHQIPTAR”

Në datë 4 nentor në orën 10.00  në Fakultetin e Bujqësisë u zhvillua seminari shkencor me temë: “Kërkim rreth mendimit shoqëror shiptar”. Morrën pjesë pedagogë nga Tirana dhe Kosova. Fjalën e hapjes e mbajti zv.rektori i Universitetit “Fan S.Noli” Prof.dr. Gjergji Pendavinji. Qëllimi i këtij ishte  promovimi i fushes së kërkimit shkencor.

 

 

  • KONFERENCË RAJONALE MBI ARRITJET DHE SFIDAT PËR ARSIMIN RAJONAL

 

Në datë 4 nëntor në orën 10.00  në sallën e konferencave të Fakultetit të Mësuesisë Drejtoria Arsimore Rajonale Korçës në bashkëpunim me universitetin  “Fan S.Noli” të Korçës, zhvilloi Konferencën  Rajonale mbi Arritjet dhe Sfidat për Arsimin Rajonal. Në këtë konferencë merrte pjesë edhe zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Alit Shamata. Në qendër të kësaj konference ishtë bashkëpunimi nxënës-mësues- komunitet. Lajmotivi i kësaj konference ishte: “Arsimni nga perket te gjitheve”.

 

  • Universiteti "Fan S. Noli" i jep shkrimtarit Dritero Agolli titullin "Dr Honoris Causa"

 

 

Universiteti “Fan S.Noli” ditën e premte, në datë 21.10.2011, në sallën e konferencave të Fakultetit të Mësuesisë ka organizuar ceremoninë e dhënies së titullit DOCTOR HONORIS CAUSA, z. Dritëro Agolli, me rastin e 80-vjetorit të lindjes, me motivacionin:

“Akademik, intelektual, personalitet i shquar në fushëne letrave dhe një figurë me vlera të spikatura, si në fushën e letërsisë, ashtu dhe në jetën sociale dhe kulturore”.  
Në këtë ceremoni merrnin pjesë: zv.ministrja e Arsimit dhe Shkencës, znj. Nora Malaj; përfaqësues të pushtetit vendor; akademikë; miq të autorit, pedagogë e studentë.
Në fjalën e hapjes, rektori i Universitetit të Korçës, Prof.as.dr Gjergji Mero ka vlerësuar personalitetin e Dritëro Agollit jo vetëm në fushën e letrave  por edhe në ndihmesën që a i ka dhënë gjuhës shqipe. Znj.Nora Malaj ka vlerësuar figurën e Dritëro Agollit si një model i intelektualëve shqiptarë.

Akademikë nga Universiteti i Tiranës dhe i Korçës kanë mbajtur kumtesat e tyre në lidhje me veprën e korifeut të letrave, z. Dritëro Agolli.

 

  • DITA AKADEMIKE 2011

Në datën 15 Korrik 2011, në sallën e Amfiteatrit të Fakultetit të Mësuesisë , u zhvillua Dita Akademike e Universitetit "Fan S. Noli". Morrën pjesë pedagogë të Universitetit , studente diplomantë si dhe përfaqësues të ndryshëm të organeve vendore, si: Kryetari i Qarkut Korçë z. Ilia Milo dhe Kryetari i Bashkisë Korçë z.Niko Peleshi.

 

 

     

     

     

     

 

 

 

 

    • Ditën e martë datë 21 qershor 2011,ora 9.00, në ambientet e universitetit u zhvillua seminari me teme:

      " REFORMA E KURRIKULES SE CIKLIT TE DYTE "

      Moren pjese : Zv/Ministre e Arsimit dhe shkences Znj. Nora Malaj dhe Keshilltari i Kryeministrit per Arsimin Z. Bardhyl Musai.

     

    Ne seminar referuan eksperte te njohur ne fushen e arsimit :

     

    • Z. Emil Lamani : " Kritere dhe aspekte metodike te projektimit te programeve te studimit te ciklit te dyte "
    • Z. Vath Tabaku: "Aspekte te implementimit dhe permiresimit te kurrikulave ne shkencat bujqesore "
    • Z. Evan Rroco: " Kriteret e akreditimit per nivelin Master "

     

     

    • TAKIM ME MINISTRIN E ARSIMIT DHE SHKENCËS Z.MYQEREM TAFAJ

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Myqerem Tafaj u takua dhe diskutoi pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” ,dhe mesues te Qarkut te Korçës per Ligjin i ri te Sistemit Arsimor Parauniversitar

     

     

    • Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Myqerem Tafaj u takua dhe diskutoi me studentë e pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli”,Korçës

    Në takim u diskutuan temat :

    1. Liberalizimi i vizave
    2. Ligji i ri i Arsimit të Lartë,Ciklet e studimit
    3. Reforma financiare në Arsimin e Lartë

 

  • UNIVERSIADA

Ditën e martë dhe të mërkurë, datë 19 – 20 prill 2011,ora 10.00,  në ambientet  e Pallatit të Sportit “ Tamara Nikolla ” Korçë, u zhvillua Universiada Sportive .
Në këtë aktivitet sportiv moren pjesë ekipet e basketbollit (meshkuj,  femra) të Universiteve të ndryshme të vendit.

 

  • SPETAKLI RINOR ”STUDENT SHOW ”

11.06.2010...Në sallën e amfiteatrit të Fakultetit të Mësuesisë u shfaq spektakli rinor: ”Student show”.Mori pjesë dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. MYQEREM TAFAJ

 

 

 

 

 

 

Universiteti "Fan S. Noli" Korçë