|
Dega e Marrëdhënieve me Jashtë Përgjegjësi i Degës: ILO SHANO Pranë Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës funksionon prej mëse 15 vjetësh zyra e mardhënieve me jashtë. Kjo zyrë bashkëvepron me institucione të ndryshme brenda dhë jashtë vendit si dhe realizon shkëmbimet e informacionit midis unversiteteve. Ndër detyrat kryesore të kësaj zyre është koordinimi i programeve ku është përfshirë universiteti ynë si dhe realizimi i lidhjeve ndëruniversitare që konkludojnë në nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe shumë palëshe. Në këtë kuadër Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” ka siguar lidhje të ngushta bashkëpunimi me universitete, institucione dhe organizata të ndryshme. Ai është pjesë e një sërë marrëveshjesh dhe projektesh bashkëpunimi. Kështu Universiteti “Fan S. Noli” ka lidhje të ngushta bashkëpunimi me të gjitha universitetet e tjera të vendit si dhe ka nënshkruar protokolle bashkëpunimi me universitetet e ….( shto emra) Zyra e mardhënieve me jashtë në kuadrin e projektit TEMPUS pati një hap cilësor në punën e saj. Tashmë ajo ka institucionalizuar misionin e shërbimeve që kryen gjë që ka cuar në rritjen e efikasitetit të punës së saj. Si rezultat i punës së saj Zyra e marrëdhënieve me jashtë ka arritur të mbështese krijimin e një reputacioni kombëtar dhe ndërkombëtar të universitetit si dhe të ndihmojë projekte, ide për stafin akademik si dhe strukturat që mund të financohen nga donatorë të ndryshëm. Por pjese e punës së saj në kuadër të mbështetjes së stafit akademik dhe studentëve janë dhe ndihma për anëtaret e stafit pedagogjik dhe studentët për të organizuar dhe realizuar udhëtimet jashtë vendit, kryen kontaktet zyrtare dhe vizitat e miqve në Universitetin “Fan S. Noli”. Gjithashtu detyrë e kësaj zyre është dhe hartimi i notave verbale pranë ambasadave të huaja për stafin e universitetit dhe studentët me qëllim kryerjen e shërbimeve jashtë vendit.
|